Arkiva e lajmeve
                   

8.7.2010.

8. korrik 2010.

ARTISTËT E RINJË SERB, SHQIPËTARË DHE ROMË NË FESTIVALIN MUZIKORË ,,EGZIT’’

Në bashkëpunim me Trupin Koordinues së Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Këshilli Egzekutiv e Vojvodinës realizuesve të projektit multietnik ,,Ti dhe unë jemi ne’’ u ka mundësuar qëndrimin  në festivalin muzikorë ,,Egzit’’. Përpos hyrjes falas për ditën e parë në festival, të gjithë pjesëmarrësve dhe koordinatorëve u është siguruar edhe qëndrimi në Novi Sad. Ky është një vazhdim i bashkëpunimit të mirë në mes të Këshillit Egzekutiv të Vojvodinës dhe të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republiës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i cili finansiarisht përkrahë projektin ,,Ti dhe unë jemi ne’’.

Pas punëtorisë disamujore së artistëve, projekti ,,Ti dhe unë jemi ne’’ është shëndrruar në një çfaqje teatrale në të cilën nxënësit Shqipëtarë, Serbë dhe Romë nga Bujanoci dhe Presheva në gjuhët e tyre si dhe në gjuhën angleze flasin për rininë dhe jetën e tyre në Serbinë jugore. Pas premieres në Bujanoc, këta të rinjë janë paraqitur edhe në Beograd, në gjashtë qytetet e Vojvodinës si dhe në festivalin ,,Vokov gjaçki sabor’’ në Tërshiq.

Projekti ,,Ti dhe unë jemi ne’’ është shëndrruar në qendër rinore në të cilin tash pregaitet një projekt i tillë multietnik edhe në Kikindë.

Shoqërisë nga Bujanoci dhe Presheva në hapjen e ,,Egzit-it’’ u janë bashkangjitur edhe të rinjët nga Kikinda. Këshilli Egzekutiv i Vojvodinës për këtë festival u ka siguruar buletat hyrëse edhe të rinjëve nga Kikinda.