Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
24. qershor 2015.

MINISTRI VULIN SOT NË PRESHEVË

Preshevë – Ministri për Punë, Punësim dhe për çështje të Veteranëve dhe Sociale, Aleksandar Vulin, sot do të vizitoj Preshevën, në të cilin vend çdo ditë qëndron numër i madh i emigrantëve. Njëra ndër ndërtasat biznesore me restoran do të duhej të jet e përshtatshme për akomodimin e përkohshëm të këtyre njerëzve. Ky objekt i Kompanisë për për përpunimin e duhanit në Preshevë, është në kuadër të Industrisë së Duhanit të Vrajës.

24. qershor 2015.

MJEKËT E SPITALIT USHTARAK TË NISHIT SHËROJNË EMIGRANTËT NË PRESHEVË

Preshevë – Për më shumë se dhjetra emigrantë të cilët sot kanë arritur ilegalisht në Preshevë përmes kufirit të Serbisë me Maqedoninë, janë përkujdesur mjekët e Spitalit Ushtarak të Nishit në pikën e kontrollit për përzgjedhje dhe ndihmë të shpejtë medicinale.

22. qershor 2015.

LISTA PËRFUNDIMTARE E KANDIDATËVE TË PËRZGJEDHUR NË KONKURSIN E SHËRBIMIT TË TRUPIT KOORDINUES TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR NDARJEN E BURSAVE STUDENTORE

Lista përfundimtare e kandidatëve të cilët janë përzgjedhur në konkursin e Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për ndarjen e bursave për regjistrimin e studimeve në Universitetin e Novi Sadit dhe Universitetin e Beogradit – 2015/2016

Shkarkoni dokumentin: Rang lista (pdf)

Burimi: Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë

19. qershor 2015.

ÇERTIFIKATA PËR MËSUESIT DHE ARSIMTARËT E GJUHËS SERBE SI GJUHË JO-AMTARE

Kryetari i Trupit Koordinues, profesor Zoran Stankoviq dhe ndihmësja e ministrit të arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Zhelana Radojiçiq-Llukiq, për arsimtarët e gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare kanë ndarë çertifikatat për trajnimin e kaluar të programit për aftësim profesional.

17. qershor 2015.

FTESË PËR MEDIA - 17.06.2015

Të enjten më 18 qershor, në ora 14:00, në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq“, në Bujanoc, arsimtarëve të shkollave fillore të cilët ligjërojnë gjuhën serbe si gjuhë jo-amtare do t’iu ndahen çertifikata për trajnimin e kaluar të programit të aftësimit profesional. Çertifikatat do t’i ndaj kryetari i Trupit Koordinues, profesor dr Zoran Stankoviq dhe ndihmësja e ministrit të arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Zhelana Radojiçiq-Llukiq.

15. qershor 2015.

NË PRESHEVË ÇDO DITË PARAQITEN 200 EMIGRANTË

Preshevë – Zëdhënsja e UNHCR-së, Mirjana Millenkovski, ka deklaruar se kjo organizatë prej 5 qershori, në Preshevë ka ndarë 619 paketa higjenike dhe ushqimore për refugjatët të cilët kryesisht vijnë nga Siria dhe Afganistani.

15. qershor 2015.

NË RRETHIN E PÇINJËS ÇDO I KATËRTI PUNTORË “PUNON NË TË ZEZË”

Gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm që e ka kryer Inspektoriati për Punë në territorin e rrethit të Pçinjës, është zbuluar se nga 344 punëtorët prej tyre 74 nuk kanë qenë të lajmëruar për sigurim social të detyrueshëm, ka deklaruar Ministria për Punë e Republikës së Serbisë.

12. qershor 2015.

ËSHTË MIRATUAR METODOLOGJIA PËR VLERËSIMIN E NUMRIT TË BANORËVE NË JUGUN E SERBISË

Sot në Pallatin Serbia është arritur marrëveshja për metodologjinë e vlerësimit të numrit të banorëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në bazë të cilës do të llogaritet vlerësimi i numrit të përgjithshëm të banorëve në këto tri komuna në vitin 2011.Vlerësimi i llogaritur me këtë metodologji do të vazhdojnë të përdoren në vend të të dhënave jo-valide nga regjistrimi i vitit 2011, me çka do të zgjidhen problemet të cilat rezultojnë në vendimmarrjen mbi politikat publike të cilat bazohen në këto të dhëna.

11. qershor 2015.

RANG LISTA NË KONKURSIN PËR NDARJEN E BURSAVE PËR REGJISTRIM NË STUDIME NË UNIVERSITETIN E NOVI SADIT DHE UNIVERSITETIN E BEOGRADIT - 2015

Kandidatëve të cilëve emrat dhe mbiemrat i’u gjenden  mbi vijën e kuqe janë të përzgjedhur që t’i nënshtrohen provimeve pranuese në fakultetet e Universitetit të Novi Sadit dhe Universitetit të Beogradit, ndërsa atyrëve kandidatëve emrat dhe mbiemrat që i’u janë nën vijën e kuqe nuk janë të përzgjedhur.

11. qershor 2015.

PANAIRI I ORGANIZATAVE TË SHOQËRIVE CIVILE TË RRETHIT TË PÇINJËS DHE RRETHIT TË JABLLANICËS

Në Vrajë, më 17 maj, do të mbahet Panairi i organizatave të shoqërisë civile të jugut të Serbisë, të cilën e organizon resurs qendra TASCO dhe qyteti i Vrajës.

«Претходна страна   Следећа страна»