Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 17.06.2015

17. qershor 2015.

 

Të enjten më 18 qershor, në ora 14:00, në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq“, në Bujanoc, arsimtarëve të shkollave fillore të cilët ligjërojnë gjuhën serbe si gjuhë jo-amtare do t’iu ndahen çertifikata për trajnimin e kaluar të programit të aftësimit profesional. Çertifikatat do t’i ndaj kryetari i Trupit Koordinues, profesor dr Zoran Stankoviq dhe ndihmësja e ministrit të arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Zhelana Radojiçiq-Llukiq.

Për qëllim të avansimit të mësimit të lëndës së gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare, Trupi Koordinues në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik me sukses ka realizuar trajnimin për 19 arsimtarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Trajnimet për arsimtarët e gjuhës serbe si gjuhe jo-amtare në jugun e Serbisë, janë pjesë e rekomandimeve afatshkurta të përfshira në “Studimin mbi mundësitë e avansimit të mësimdhënies dhe arsimimit të gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”. Nga shtatori do të realizohen disa aktivitete për qëllim të avansimit të mësimit të kësaj lëndeje.