Arkiva e lajmeve
                   

MJEKËT E SPITALIT USHTARAK TË NISHIT SHËROJNË EMIGRANTËT NË PRESHEVË

24. qershor 2015.

Preshevë – Për më shumë se dhjetra emigrantë të cilët sot kanë arritur ilegalisht në Preshevë përmes kufirit të Serbisë me Maqedoninë, janë përkujdesur mjekët e Spitalit Ushtarak të Nishit në pikën e kontrollit për përzgjedhje dhe ndihmë të shpejtë medicinale.

Siç është njoftuar në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Serbisë, fjala është për emigrantët nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Afërt të cilët kufirin e kalojnë për të kërkuar azil, ndërsa disa nga ata sipas vlerësimeve të mjekëve, kërkojnë përkujdes të veçant medicinal. Shumë nga ta janë të sëmurë nga turbekuloza, zgjeba, me morra dhe me plagë në këmbë nga ecja në këmbë. Kërcënohet rreziku nga epidemija dhe infektimi. 

Mjekët e spitalit të Nishit kanë dhënë ndihmë në pikën e kontrollit të cilën vet e kanë organizuar në afërsi të Stacionit Policor në Preshevë.

Për shkak të numrit të madh të emigrantëve me të cilin ditët e fundit ballafaqohet Presheva, këtë komunë e ka vizituar edhe ministri i mbrojtjes, Branisllav Gashiq. Ministri ka propozuar që pika e pranimit për emigrantët, e cila deri më tani ka qenë e improvizuar në hapësirat në mes xhamisë dhe stacionit policor, të bartet në fabrikën e braktisur të Industrisë së Duhanit të Vrajës në Preshevë.

Sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë, Ahmet Alimi, ka thënë se pika e re e kotrollit mjekësor nga ana e Ushtrisë së Serbisë ka rëndësi të madhe, sepse deri më tani emigrantët ndihmën e parë mjekësore e kanë marrë në shtëpinë e shëndetit, e cila nuk ka kapacitete të mjaftueshme për këtë punë.

Pikën e kontrollit medicinal të Spitalit Ushtarak të Nishit e udhëheq specialist i mjekësisë interne nënkolonel Tihomir Kociq dhe transfusiologu major Dragan Tatiq.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm dje në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë kanë tentuar ta kolojnë rreth 2000 njerëz, prej të cilëve 1.600 prej tyre janë ndaluar, ndërsa të tjerët kanë arritur që të arrijnë në Preshevë.

Burimi: Politika, Mondo, Radio 21 dhe Trupi Koordinues