Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
11. qershor 2015.

JANË PREZENTUAR MUNDËSITË PËR AVANSIMIN E MËSIMIT TË GJUHËS SERBE SI GJUHË JO-AMTARE

Sekretariati Krahinor për Arsim, Rregullore, Administratë dhe Pakica Kombëtare – Bashkësi Kombëtare dhe Enti Pedagogjik i Vojvodinës, kanë qenë nikoqir të përfaqësuesëve të Trupit Koordinues të Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, përfaqësuesve të vetqeverisjeve lokale dhe punjonësve të arsimit nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Takimi është mbajtur më 28 maj 2015, në ndërtesën e Kuvendit të KA të Vojvodinës, në kuadër të projektit “Zbatimi i rekomandimeve për avansimin e lëndës dhe mësimin e gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në shkollat fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë“.

9. qershor 2015.

Lista e ndryshuar e kandidatëve nga komuna e Bujanocit të cilët kanë plotësuar kushtet formale në konkursin e Shërbimit të Trupit Koordinues për ndarjen e bursave për regjistrimin e studimeve në Universitetin e Novi Sadit dhe të Beogradit 2015/2016

Komisioni i konkursit pranë Shrbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për ndarjen e bursave  për regjistrim të studentëve  në fakultetet të Univerzitetit të Novi Sadit dhe Univerzitetit të Beogradit, fakultetit filologjik-Katedra e Albanologjisë, me kontrollin shtesë të plotësueshmërisë  së kushtëve formale në konkurs për kandidatët nga komuna e Bujanocit të cilët kanë dorëzuar paraqitjet kanë përpiluar listen shtesë të kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet formale të konkursit për ndarjen e bursave për regjistrimin në studime në Univerzitetin e Novi Sadit dhe Beogradit.

5. qershor 2015.

JANË BURGOSUR 13 TË DYSHUAR PËR TRAFIKIM ME NJERËZ

Vrajë, Preshevë – Policia në Vrajë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 48 orësh, për 13 persona të cilët dyshohen se kanë organizuar transportin e emigrantëve ilegal, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

5. qershor 2015.

MUNGESË E TË HOLLAVE DHE PA PUNËSI NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – Në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sot jetohet si shumicën e vendeve të Serbisë qendrore dhe të jugut – vështirë, pa të holla dhe punësim. Më së shumti të punësuar ka në organet shtetërore dhe në vetqeverisjen lokale.

5. qershor 2015.

SHAHISTËT E„JABLLANICËS SË EPËRME“ MË TË MIRËT NË RAJON

Medvegjë- Pas arritjes të  fitorës së trofeut në garat e Rrethit të Jablanicës, shahistët e Klubit “Jabllanica e Epërme” shënuan sukses edhe në pjesën e trofeut të Sërbisë qendrore në Vërnjacka Banjë, ku fituan 10 vende në ndeshjet me ekipet e ligës së pare dhe të dytë.

5. qershor 2015.

KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES ËSHTË TAKUAR ME MBROJTËSIN E QYTETARËVE

Bujanoc – Mbrojtësi i Qytetarëve, Sasha Jankoviq, i cili me bashkëpuntorët e tij gjendet për vizitë dyditore në Preshevë dhe Bujanoc, sot në hapësirat e Trupit Koordinues në Bujanoc, është takuar me kryetarin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviqin.

1. qershor 2015.

KRYETARI I SERBISË, TOMISLLAV NIKOLLIQ VIZITOI RRETHIN E PÇINJËS

Kryetari i Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikolliq, në kuadër të vizitës në rrethin e Pçinjës, ka mbajtur takim në Vrajë, në të cilin morrën pjesë kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, kryeshefi i rrethit të Pçinjës, Sllavisha Bullatoviq, kryetari i Vrajës, Zoran Antiq, deputetët popullorë dhe kryetarët e komunave. 

«Претходна страна