Arkiva e lajmeve
                   

ÇERTIFIKATA PËR MËSUESIT DHE ARSIMTARËT E GJUHËS SERBE SI GJUHË JO-AMTARE

19. qershor 2015.

Kryetari i Trupit Koordinues, profesor Zoran Stankoviq dhe ndihmësja e ministrit të arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Zhelana Radojiçiq-Llukiq, për arsimtarët e gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare kanë ndarë çertifikatat për trajnimin e kaluar të programit për aftësim profesional.

Gjat muajve prill dhe maj, 19 arsimtarët të cilët në shkollat fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë japin gjuhën serbe si gjuhë jo-amtare kanë kaluar trajnimet të cilat i kanë përgaditur ekspertët të cilët merren me këtë fushë. Trajnimet janë organizuar në Nish dhe pastaj në Bujanoc, të cilat janë pjesë e rekomandimeve të Studimit mbi mundësitë e avansimit të mësimdhënies dhe arsimimit të gjuhës serbe si gjuhë jo-amtre në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Arsimtarët kanë shprehur faleminderim Trupit Koordinues dhe Ministrisë së Arsimit, duke vlerësuar që trajnimet kanë rëndësi të madhe për kualitetin e punës në arsim. Ata kanë thënë se me të madhe kanë filluar me zbatimin e metodave të cilat i kanë miratuar përgjatë trajnimeve. Arsimtarët kanë shprehur dëshirën që të vazhdohet me organizimin e trajnimeve, duke shtuar se kjo do të kontribuoj në përsosshmërinë e më tejshme dhe se do të rezultojë me përmirësimin e diturive të gjuhës serbe për nxënësit e tyre.

Prej shtatorit është planifikuar puna e mëtejshme në avansimin e mësimit duke organizuar trajnime shtesë për arsimtarët, me sjelljen e asistentëve në shkollat e zgjedhura, me sigurimin e teksteve të cilat mungojnë për këtë lëndë mësimore, por edhe materialit shtesë mësimor për nxënësit.

Në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, ndërsa në bashkëpunim me Entin për Avansimin e Edukimit dhe Arsimimit, Entin për Vlerësimin e Kualitetit të Arsimimit dhe Edukimit, Këshillin Nacional të Shqiptarëve, tri vetqeverisjet lokale, administratat shkollore në Leskoc dhe Vrajë, me mbështetjen e ambasadës së Britanisë së Madhe, programit të Progresit Europian, Zyrës së Komesares së Lartë për Pakica Kombëtare dhe Misionit të OSBE-së, Shërbimit të Trupit Koordinues, do të vazhdohet me zbatimin e rekomandimeve të përmbajtura në Studim dhe me qëllim të punës së vazhdueshme në përmirësimin e lëndës së gjuhës serbe në këto tri komuna. 

Burimi: Trupi Koordinues