Arkiva e lajmeve
                   

NË RRETHIN E PÇINJËS ÇDO I KATËRTI PUNTORË “PUNON NË TË ZEZË”

15. qershor 2015.

Gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm që e ka kryer Inspektoriati për Punë në territorin e rrethit të Pçinjës, është zbuluar se nga 344 punëtorët prej tyre 74 nuk kanë qenë të lajmëruar për sigurim social të detyrueshëm, ka deklaruar Ministria për Punë e Republikës së Serbisë.

Kontrollimet janë kryer në 172 subjekte ekonomike të cilat merren me veprimtari hotilerike, zanate, komunikacion, tregëti me shumicë dhe pakicë në Vrajë, Vlladiçin Han, Bujanoc, Preshevë dhe Surdulicë, si dhe në vend ndërtimin e Koridorit 10.

Përshkak të shkeljeve të vërtetuara në fushat e mardhënieve të punës, inspektorët kanë ngritur tetë kërkesa për hapje të procedures për kundërvatje kundër personave juridik dhe përgjejgës, ndërsa gjashtë kërkesa për fillim të procedurës për kundërvatje janë ngritur përshkak të mungesës në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, thuhet në komunikatë.

Inspektorati i Punës ka miratuar edhe 47 vendime përshkak të pa rregullsive të vërtetuara në fushat e mardhënieve të punës, 36 vendime në fushat e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe katër vendime mbi ndalimin e punës në vendin e punës dhe ka urdhëruar punëdhënësit që të krijojnë mardhënie pune me personat që kanë punuar në të “zezë”.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues