Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
5. tetor 2012.

Konkurs për Programin për praktikant të rinjë- pjestarë të pakicave, në institucionet shtetërore të Serbisë - 2012

Zyra për të drejtat e njeriut dhe pakicave  fton pjestarët e pakicave shqiptare, rome dhe boshnjake të paraqiten në konkurs, Programi për praktikant të rinj – për pjestarët e pakicave në institucionet shtetërore në Sërbi. Programi për praktikantë do të organizohet në Beograd, në institucione shtetërore të cilët jan të rëndësishme për realizimin e të drejtave kolektive të pjestarëve të pakicave nacionale. Kandidatët e zgjedhur  do të nënshkruajn kontratë me Zyrën për të drejtat e njeriut dhe pakicave ku edhe do të jenë  të theksuara të drejtat dhe obligimet e tyre. Të gjithë praktikantët e zgjedhur do të marrin shpërblimin mujorë (pagë) për punën të cilën do ta kryejn.  Programi për praktikant të rinjë – për pjestarët e pakicave në institucione shtetrore të Sërbisë  financiarisht mbështetet nga ambasada e Britanisë së Madhe dhe ambasada e Holandës në Beograd.

Konkurs Merreni dokumentin Formulari per aplikim Merreni dokumentin

5. tetor 2012.

QENDRA E TRAJNIMIT PËR TË RINJTË NGA BUJANOVCI,VRANJA DHE PRESHEVA

Vranjska Banja- Pas një viti të implementimit të suksesshëm, "YouthBuild" programi vazhdon me punën në Preshevë, Bujanoc dhe Vranjë. 40 të rinjë të cilët përmes trajnimit gjashtëmujor do të përfitojnë aftësi të domosdoshme për punësim dhe zbatimin e aktiviteteve në bashkësi lokale.

5. tetor 2012.

SHKOLLA PA PAGESË E GJUHËS SERBE

Shërbimi i trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës Sërbisë për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me mbështetjen e Ambasadës së Britanisë Madhe, organizon shkollën e gjuhës serbe pa pagesë. Të rinjët nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës me moshë prej 15 deri në 30 vjet mund të paraqiten në zyrat e Shërbimit të trupit Koordinues :

Në Bujanoc : rruga Karagjorgje Petroviq 115, në numrin e telefonit 017 654 601 ose në email-in office@kt.gov.rs

Në Preshevë: rruga Sava Kovaqeviq numër 12, në numrin e telefonit 017 660 843 ose në email-in office@kt.gov.rs

Afati për regjistrim zgjat deri më 24.10.2012

Aplikacionin mund ta merrni këtu

1. tetor 2012.

BURSAT

Bujanoc-Mbi 200 nxënës të shkollave të mesme në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë  edhe këtë vit do të marrin bursa. Në konkursin e Trupit Koordinues janë paraqitur rreth 300 nxënës.

1. tetor 2012.

UJËSJELLËSI I FSHATIT

Qeveria në Bujanovc miratoi 3.800.000 dinarë për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin serb të Brnjare.

1. tetor 2012.

SFIDAT E MJEDISIT

Një plan projekt rajonal për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në rrethin e Pcinjës u paraqit kohët e fundit në Vranjë. Përgatitja e planit të ishte një nga prioritetet e partneriteteve ndër-komunal Vranjës, Preshevës, Bujanocit dhe Vladiçin Hanit, e cila është themeluar në bazë të porogramit të qëndrueshëm lokal të zhvillimit USAID-it.

1. tetor 2012.

NE BAZËN "ЈUG" JANË DËRGUAR DY KONTIGJENTE TË USHTRISË SË SERBISË

Bujanovc-Në bazën ushtarake Jug tek Bujanovci kohët e fundit është organizuar dërgimi i pjesëtarëve të dy kontigjenteve të ushtrisë së Serbisë në misione paqësore të OKB-së në Qipro dhe Liban, me çfarë kofirmohet imaxhi pozitiv i Serbisë në botë.

6. shtator 2012.

ZJARR NË BUJANOC

Burim: Gezeta Zyrtare – Nish / Bujanoc – Zjarr në fshatin Breznic komuna e Bujanocit, ka kaluar në pjesën e pa arritshme ku ka mjete të pa eksploduara dhe fikja e tij nuk është e mundur vetëm se e monitorojn dy ekipa të zjarrfikësve, ka deklaruar komandanti i ekipit të zjarrfiksve të rrethit të Pçinjës Vedran Tashkoviq.

6. shtator 2012.

TEKSTET PËR FËMIJET ME NEVOJA SOCIALE

Trupi koordinues për OJQ forumi rinor për edukimin e romëve (ОFER)  nga Bujanovci në konkursin për projektin e bashkimit të qytetarëve ndanë mjete prej 510.000,00 dinarë për projektin ''Tekstet falas për fëmijet me nevoja sociale''.Mjetet janë hargjuar për blerjen e teksteve per fëmijët e klasave të pesta ,gjashta,shtata dhe teta te shkollës fillore ''Branko Radiqeviq'',me të cilat u është mundesuar shkollimi i barabartë me moshatarët e tyre.

6. shtator 2012.

MJETET PËR FEMIJET E KLASËES SË PARE PER KOMUNËN E PRESHEVES, BUJANOVCIT DHE MEDVEGJES

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbise per komunat Preshevë,Bujanovc dhe Medvegjë edhe këtë vit për fëmijët e klasave të para nga të tri komunat siguroi cantat dhe mjetet shkollore.Nxënësve të shkollës fillore ''9 maji'' të fhsatit Relan komuna e Preshevës ,''Branko Radiqeciq'' dhe ''Muharrem Kadriu'' ne komunën e Bujanovcit i udhëheqi drejtoresha e trupit koordinues Danijela Nenadiq ,Kryetari i komës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe shefi i kabinetit së komunës së Bujanovcit Arbër Pajaziti.

«Претходна страна   Следећа страна»