Arkiva e lajmeve
                   

QENDRA E TRAJNIMIT PËR TË RINJTË NGA BUJANOVCI,VRANJA DHE PRESHEVA

5. tetor 2012.

Vranjska Banja- Pas një viti të implementimit të suksesshëm, "YouthBuild" programi vazhdon me punën në Preshevë, Bujanoc dhe Vranjë.

40 të rinjë të cilët përmes trajnimit gjashtëmujor do të përfitojnë aftësi të domosdoshme për punësim dhe zbatimin e aktiviteteve në bashkësi lokale.

Vitin e kaluar,trajnimet e njëjta kan motivuar grupin e parë e pjesëmarrësve të rinj për të ndërtuar 11 pjersira  për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ngjyrosjen e rrethojës (gardhit) të shkollave fillore dhe të institucioneve të tjera në Preshevë dhe Bujanoc.Nëpërmjet, mësimin e gjuhës dhe punës vullnetare në bashkësinë, këta njerëz të rinj arritën për të kapërcyer të gjitha paragjykimet ekzistuese dhe të bëhen miq të ngushtë gjatë projektit.Përvoja në terren të motivuar ata që të bëhen aktivistë të pavarur, të cilët haptazi përballen me probleme në qytetin e tyre dhe komuna, në zgjidhjen e tyre në favor të komunitetit.

Një grup i të rinjve të cilët janë të përfshirë në projektin e këtij viti u zgjodh pas një konkurrimi të hapur që është organizuar në gusht 2012.

Të gjithë ata patën mundësi në Vranjska Banja për të marrë pjesë në trajnimin hyrës, gjatë së cilës ata u takuan me projektin, rezultatet aktuale dhe mundësitë e ofruara për ta.

"YouthBuild" qendra e trajnimit u hap më 2 tetor 2012, në praninë e përfaqësuesve të donatorëve, kryetarit të Bujanocit, Vranjës dhe përfaqësues të organizatave të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

„YouthBuild” është model që është zbatuar dhe ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme në 15 vende në mbarë botën. Me mbi 30 vjet përvojë „YouthBuild” i ka përgatitur mbi 94.000 njerëz të rinjë për të qenë aktiv, të angazhuar dhe për ta ndërtuar vetë bashkësinë e vet.