Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
13. shtator 2011.

KOMUNIKATË PËR MEDIA - 13.09.2011.

Trupi Koordinues konstaton se protesta e shqipëtarëve në të cilën kërkohet zgjidhja e problemeve në fushën e arsimit është e arsyeshme dhe poashtu konstaton se tani më është koha e fundit që Ministria e arsimit dhe shkencës në mënyrë më serioze të qaset në zgjidhjen e këtij problemi në përputhshmëri me ligjet e Republikës së Sërbisë, dhe praktikën e cila vlen për pakicat e tjera nacionale.

13. shtator 2011.

BANJA E BUJANOCIT KËRKON NDIHMËN E SHTETIT

Qendra speciale spitalore për rehabilitim në Banjën e Bujanocit i ka paraqitur Ministrisë së shëndetit tre projekte me vlerë prej 19 milion dinarëve për rekonstruimin e kulmit, bllokut ku bëhet terapia me baltë, dy kateve të ndërtesës dhe blrejen e pajisjeve mjeksore. Realizimi i këtyre projekteve është parakusht për përmirësimin e shërbimeve në këtë qendër mjeksore në jug të Sërbisë.

1. shtator 2011.

KONKURS për ndarjen e bursave nxënësve të shkollës së mesme në teritorin e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për periudhën shtatorë – dhjetorë vitit shkollorë 2011-2012

Trupi Koordinues i Qeverisë së Sërbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe këtë vit do të ndajë bursa në vlerë prej 6.000,00 dinarëve në muaj për 206 nxënës të shkollave të mesme në jug të Sërbisë. Ky është viti i tretë që Trupi Koordinues i ndan nxënësve bursa studentore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

«Претходна страна