Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS për ndarjen e bursave nxënësve të shkollës së mesme në teritorin e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për periudhën shtatorë – dhjetorë vitit shkollorë 2011-2012

1. shtator 2011.

Trupi Koordinues i Qeverisë së Sërbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe këtë vit do të ndajë bursa në vlerë prej 6.000,00 dinarëve në muaj për 206 nxënës të shkollave të mesme në jug të Sërbisë. Ky është viti i tretë që Trupi Koordinues i ndan nxënësve bursa studentore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Vitin e kaluar, bursa studentore kanë fituar 206 nxënës, ndërsa në vitin 2009, 147 nxënës. Trupi Koordinues  për bursat studentore për vitin 2011 ka ndarë gjithsejt 12.408.000,00 dinarë.