Arkiva e lajmeve
                   

BANJA E BUJANOCIT KËRKON NDIHMËN E SHTETIT

13. shtator 2011.

Qendra speciale spitalore për rehabilitim në Banjën e Bujanocit i ka paraqitur Ministrisë së shëndetit tre projekte me vlerë prej 19 milion dinarëve për rekonstruimin e kulmit, bllokut ku bëhet terapia me baltë, dy kateve të ndërtesës dhe blrejen e pajisjeve mjeksore. Realizimi i këtyre projekteve është parakusht për përmirësimin e shërbimeve në këtë qendër mjeksore në jug të Sërbisë.


Për rekonstruimin  e kulmit dhe hidro-bllokut është  e nevojshme që ministrija përkatëse të sigurojë 5,9 milion dinarë. Në plan është edhe rekonstruimi i bllokut për terapi me baltë, e cila do të kushtonte 315.000 dinarë. Më shumë se tre  milion dinarë janë të nevojshme për rekonstruimin e katit të parë dhe të dytë të ndërtesës. Shërbimet më kualitative mjekësore nënkuptojnë furnizimin me pajisje mjekësore me mbi dhjetë milion dinarë.

Pacijentët nga Vojvodina dhe pjesëve tjera të Sërbisë, si dhe nga Kosova, i nënshtrohen terapive me gas natyrorë, me ujë termomineral dhe me baltë. Kjo është e vetmja banjë në Sërbi dhe Ballkan e cila me një vend për qëllime terapeutike shfrytëzon ujin, gasin dhe baltën. Në mjekim në këtë banjë për momentin gjinden rreth 100 pacijent anembanë Sërbisë.


Kjo qendër rehabilitimi ka 190 shtretër.Kapacitetet nuk shfrytëzohen në masë të mjaftueshme për shkak se Fondi për sigurim shëndetsorë në kohët e fundit ka zvogluar nuimrin e shfrytëzuesve të këtij spitali special. Për shkak të krizës ekonomike, është planifikuar që mesatarisht të shfrytëzohen 140 shtretër. Për shkak të restriksioneve dhe kursimeve, Fondi për sigurim shëndetsorë në vend se 35, në spital çdo ditë sjell 20 pacijenta. Fjetja në një dhomë e cila ka vetëm një shtrat, ushqimi dhe katër terapija në ditë  kushtojnë 3000 dinarë.

Dhoma me dy shtretër kushton 2.300 dinarë, ndërsa ajo me tre shtretër 2.200 dinarë.