Arkiva e lajmeve
                   

Konkurs për ndarjen e bursave për regjistrim në studime në fakultetet e Universitetit të Novi Sadit dhe Universitetit të Beogradit, Fakulteti Filologjik – Katedra e Albanologjisë

20. maj 2015.

Në bazë të Vendimit të drejtoreshës të Shërbimit të Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë 100 numër: 670-00-00002/2015-01  prej 15.05.2015, Shërbimi i Trupit Koordinues shpallë

K  O  N  K  U  R  S

për ndarjen e bursave për regjistrim në studime në fakultetet e Universitetit të Novi Sadit dhe Universitetit të Beogradit, Fakulteti Filologjik – Katedra e Albanologjisë

Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhshmëri me prioritetet e definuara, e veçanërisht duke u përpjekur të përmirsojë kualitetin e arsimimit në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shpallë konkurs për ndarjen e bursave studentore për të rinjët me vendbanim në komunën Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Qëllimi i ndarjes së bursave është sigurimi i kushteve për arsimim të mëtutjeshëm dhe avancim profesional, duke ofruar mbështetje materiale për shpenzimet e studimeve gjatë studimeve themelore akademike. Shpenzimet e cekura në radhë të parë kanë të bëjnë me shpenzimet për banim (akomodim privat ose në konvikte), shpenzimet për ushqim, udhëtim, blerjen e teksteve dhe shpenzimet tjera që kanë të bëjnë me studimet.

I  KUSHTET E KONKURSIT

Të drejtë në paraqitje në konkurs kanë nxënësit të cilët e kanë mbaruar shkollën e mesme dhe personat tjerë deri në moshën 22 vjeçare, që kanë mbaruar shkollën e mesme dhe të cilët plotësojnë kushtet e ardhshme formale të konkursit:

-të jenë shtetas të Republikës së Serbisë;

-të kenë vendbanim në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës më së paku dy vite para datës së shpalljes së konkursit;

-gjatë shkollimit të mesëm të kenë pasur sukses të shkëlqyeshëm dhe shumë të mirë,   të mos kenë përsëritur asnjë vit;

-të njohin gjuhën serbe;

-të mos kenë regjistruar asnjë fakultet në territorin e Republikës së Serbisë dhe

-të mos kenë fituar të drejtën në bursë në ndonjë konkurs tjetër.

Që kandidati të jetë përfundimisht i zgjedhur si përdorues i bursës, duhet që pas përmbushjes së kushteve formale dhe pas intervistës t`a kaloj edhe provimin kualifikues (pranues) për regjistrim në vitin e parë të studimeve themelore dhe të regjistroj vitin e parë të studimeve në ndonjërin nga fakultetet e Universitetit të Novi Sadit apo në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Beogradit – Katedra e Albanologjisë.

II DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

-  lutja;

- biografia, përkatsisht CV (është e domosdoshme që kandidati të shënoj kontakt telefonin dhe e-mail adresën aktive);

- vërtetimi mbi nënshtetësinë e Republikës së Serbisë jo më e vjetër se 6 muaj (origjinal të cilën e lëshon organi përkatës i administratës komunale ose kopjen e vërtetuar në gjykatë apo në organin përkatës të administratës komunale);

 - çertifikata e Librit Amëz të lindjes (origjinal të cilën e lëshon organi përkatës i administratës komunale ose kopjen e vërtetuar në gjykatë apo në organin përkatës të administratës komunale);

- dëshmia për vendbanimin në komunën e Preshevës, Bujanocit apo Medvegjës, të cilën e jep organi komunal i Ministrisë së Punëve të Brendshme ose fotokopja e vërtetuar të letërnjoftimit në të cilën është i shënuar vendbanimi, nëse nxënësi është i pajisur me letërnjoftim, apo të dhënat e shtypura rreth vendbanimit të deponuara në letërnjoftimin e ri. Shërbimi i Trupit Koordinues mbanë të drejtën e verifikimit të të dhënave;

- kopja e vërtetuar e dëftesave rreth përfundimit të shkollës së mesme ( për katër vitet e shkollës së mesme, përkatësisht për tri vitet e para edhe për gjysëm vjetorin e  vitit të katërt për ata  të cilat janë ende në shkollë të mesme – kopjen e vërteton gjykata apo administrata përkatëse komunale);

- letra motivuese e cila përmban arsyet për të cilat është përcaktuar të regjistrohet në fakultetin përkatës, planet për zbatimin e njohurive të arritura pas përfundimit të studimeve dhe kontributin profesional që presin t’i japin bashkësisë së tyre;

III NDARJA E BURSAVE

Procedura për ndarjen e bursave studentore fillon nga marrja e Vendimit nga ana e drejtoreshës së Trupit Koordinues rreth shpalljes së konkursit dhe formimit të komisionit. Komisioni procedurën zgjedhore për ndarjen e bursave e zhvillon në dy faza.

1) Në fazën e parë të procesit të zgjedhjes, pas kalimin të afatit për paraqitje në konkurs, Komisioni i formuar me Vendim të drejtoreshës do të formulojë listën për zgjedhjen e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet formale të konkursit dhe të cilët do të ftohen në intervistë.

Lista e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet formale të konkursit do të publikohet në zyrat e Trupit Koordinues në Bujanoc dhe Preshevë, në organin e administratës komunale në komunën e Medvegjës dhe në ueb faqen e Trupit Koordinues (www.kt.gov.rs).

2) Në fazën e dytë të procesit të zgjedhjes, Komisioni do të kryej intervistë me të gjithë kandidatët të cilat i përmbushin kushtet formale. Gjatë intervistës, Komisioni do të vlerësoj aftësinë e komunikimit dhe motivimin e kandidatit për studime në fakuletet e Universitetit të Novi Sadit apo në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit – Katedra e Albanologjisë.

Motivimin e kandidatit Komisioni e vlerëson me notat nga 1 deri 3, në këtë mënyrë:

- Nota 3 – motivim i shprehur i lartë

- Nota 2 – motivim i shprehur mesatar

- Nota 1 – motivim  jo i mjaftueshëm i qartë

Aftësitë komunikuese të kandidatit, Komisioni e vlerëson me notat nga 1 deri 3, në këtë mënyrë:

- Nota 3 – aftësi e theksuar komunikuese

- Nota 2 – aftësi mesatare komunikuese

- Nota 1 – aftësi jo e theksuar komunikuese 

Intervista me kandidatët do të zhvillohet më së voni deri më pesë ditë nga dita e skadimit të afatit për paraqitjen e aplikimeve, menjëherë pas publikimit të listës së kandidatëve të cilët i përmbushin kushtet formale.

Secili kandidatë i cili i plotëson kushtet formale, do të informohet përmes telefonit dhe mënyrës elektronike (e-mail-it) për kohën e saktë dhe datën e intervistës, me çka konsiderohet se kandidati është thirrur në mënyrë të rregullt. Njoftimi do të publikohet edhe në ueb faqen e Trupit Koordinues (www.kt.gov.rs), në tabelat e shpalljeve të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Po nëse kandidati nuk paraqitet në intervistë në kohën në të cilën është ftuar, do të konsiderohet se ka hequr dorë nga bursa.

Po nëse dy a po më shumë kandidatë kanë numrin e njejtë të poenave, përparsi do të ketë kandidati që ka pasur sukses të shkëlqyeshëm gjat viteve të kaluara të shkollimit.

Pas zhvillimit të intervistave me kandidatët, Komisioni do të përpiloj rang listën përfundimtare të kandidatëve të cilët do t`i nënshtrohen provimeve kualifikuese (pranuese) në fakultetet e zgjedhura. Lista do të shfaqet në zyrat e Trupit Koordinues në Bujanoc dhe Preshevë, në organin komunal të administratës në komunën e Medvegjës, në tabelat e shpalljeve në shkollat e mesme dhe në ueb faqen e Trupit Koordinues (www.kt.gov.rs).

Në mënyrë që kandidati përfundimisht të zgjidhet si shfrytëzues i bursës, duhet që pas plotësimit të kushteve formale dhe intervistës së zhvilluar, t`a kaloj edhe provimin kualifikues (pranues) për regjistrim në vitin e parë të studimeve themelore dhe të regjistroj vitin e parë të studimeve në ndonjërin prej fakulteteve të Universitetit të Novi Sadit apo Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit – Katedra e Albanologjisë.

Vendimin përfundimtar rreth ndarjes së bursave e sjell drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues, pas dhënies së provimit kualifikues për regjistrim në vitin e parë të studimeve dhe atë vetëm për kandidatët të cilët e kanë kaluar provimin pranues në fakultetet e Universitetit të Novi Sadit dhe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit – Katedra e Albanologjisë.

IV     SHUMA DHE PAGESA E BURSAVE    

Shuma neto e bursës së miratuar prej 45.000,00 dinarëve paguhet për vitin aktual të studimeve në 9 këste mujore, duke filluar nga tetori i vitit 2015.

Bursat do të paguhen në llogarinë bankare të shrytëzuesit të bursës.

Pagesa e bursave të miratuara pezullohet në rast të keqpëdorimit gjatë shpenzimit, në rast se kandidati nuk kap kushtin për regjistrimin e semestrit të ardhshëm, nuk arrin kushtin për regjistrim të vitit të ardhshëm të studimeve dhe nëse kandidati lëshon studimet.

Të drejtat dhe obligimet e shfrytëzuesve të bursave definohen me kontratën për ndarjen e bursave, të cilën kandidatët pas marrjes së vendimit përfundimtar për ndarjen e bursave, e nënshkruajnë me Shërbimin e  Trupit Koordinues.

V   AFATI  PËR PARAQITJEN DHE DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

Afati për paraqitje në konkurs është 8 ditë dhe fillon nga dita e parë e shpalljes së konkursit në gazetën ditore Politika e cila mbulon tërë territorin e Republikës së Serbisë.

Paraqitja në konkursin për ndarjen e bursave dhe dokumentet tjera dorëzohen personalisht, për kandidatët nga komuna e Bujanocit në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Bujanoc (ndërtesa e komunës së Buajnocit, Karagjorgje Petroviq 115), kandidatët nga komuna e Preshevës, në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Preshevë (rruga Sava Kovaçeviq 12), ndërsa kandidatët nga komuna e Medvegjës në qendrën e shërbimit të administratës lokale në Medvegjë (rruga Jabllaniçka 48), në zarfin e mbyllur të shënuar në të: PËR KONKURS PËR BURSA STUDENTORE, MOS TË HAPET DERI NË KALIMIN E AFATIT PËR PARAQITJE.

Afati për paraqitje në konkurs kalon ditën e fundit të afatit në ora 15.00.

Organi i cili bën pranimin e lutjes, në të njejtën vendos vulën pranuese dhe datën kur është dorëzuar aplikimi.   

Aplikacionet e vonuara nuk do të merren në shqyrtim, ndërsa aplikacionet jo të plota dhe jo të sakta do të rrefuzohen.

Listën përfundimtare dhe listën e bursistëve do ta shpallë komisioni për ndarjen e bursave, pas kryerjes së numrimit të pikëve.

Të gjithë bartësit e aplikacioneve kanë të drejtë të paraqesin ankesë në afat prej 8 ditësh nga dita e shpalljes së rang listës së kandidatëve, pas përfundimit të intervistës.

Ankesat dorëzohen në të njejtën mënyrë si aplikimet, personalisht edhe atë për kandidatët nga komuna e Bujanocit në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Bujanoc (ndërtesa e komunës së Bujanocit, Karagjorgje Petroviq 115), kandidatët nga komuna e Preshevës, në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Preshevë (rruga Sava Kovaçeviq 12), ndërsa kandidatët nga komuna e Medvegjës në qendrën e shërbimit të administratës lokale në Medvegjë (rruga Jabllaniçka 48). Afati për dorëzimin e ankesave skadon ditën e fundit të afatit për ankesë, në ora 15.00.

Kandidatët bëhen përdorues të bursës vetëm atëherë kur t`a kalojnë provimin kualifikues (pranues) për regjistrim në vitin e parë të studimeve themelore dhe kur të regjistrojnë vitin e parë të studimeve në njërin nga fakultetet e Universitetit të Novi Sadit apo të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Beogradit – Katedra e Albanologjisë dhe kur të nënshkruajnë kontratën me Shërbimin e Trupit Koordinues.

Shkarko dokumentin: Teksti i konkursit 2015

Shkarko dokumentin: Informatori 2015

 

 
 

Burimi:  Trupi Koordinues i Qeverisë së Republiës  së Sërbisë