Arkiva e lajmeve
                   

FTESË POLICËVE TË ARDHSHËM

17. mars 2014.

Përfaqësuesit e Qendrës për Trajnim Themelor Policor në Kamenicë të Sremit, të martën më 18 mars, do të organizojnë sesionet promovuese të programit që i dedikohet konkursit të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë për pranim të policëve të rinj. Sesionet do të organizohen në stacionet policore në Bujanoc në ora 12, ndërsa në Preshevë në ora 14:30, po të njejtën ditë, më 18 mars.

Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i ftonë të gjithë kandidatët e interesuar që t`i bashkohen sesioneve, ashtu që në mënyrë të detalizuar të njoftohen me kushtet e konkursit dhe të përgaditjes së dokumentacionit të nevojshëm.

Trupi Koordinues edhe njëherë përkujton  kandidatëve të interesuar, se të punësuarit në zyrat e Trupit Koordinues në Preshevë dhe Bujanoc do t`i ofrojnë ndihmë të nevojshme lidhur me konkursin.

Të rikujtojmë edhe njëherë se për Administratën Policore të Vranjës është shpallur konkurs për 20 kandidatë. Pas përfundimit të trajnimit profesional njëvjeçar në Qendrën per Trajnim Themelor Policor në Kamenicë të Sremit, policët e ardhshëm do të jenë të detyruar që t`i kalojnë tri vite në punët për të cilat kanë konkuruar.

Për më shumë rreth detaleve për konkurim, mund të informoheni në faqen zyrtare të Qendrës për Trajnim Themelor Policor të Mitrovicës së Sremit dhe në administratat policore rajonale.

MPB KA SHPALLUR KONKUR PËR PRANIMIN E POLICËVE TË RINJ

Burimi : Trupi Koordinues i Qeverisë së Republiës  së Sërbisë