Arkiva e lajmeve
                   

MPB KA SHPALLUR KONKUR PËR PRANIMIN E POLICËVE TË RINJ

11. mars 2014.

Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i fton të gjithë të interesuarit nga këto tri komunat që të aplikojnë në konkursin të cilin e ka shpallur Ministria e Punëve të Brendshme për pranim e policëve në administratat policore në Serbi.

Ministria e Punëve të Mbrendshme ka shpallur konkurs për regjistrimin e 480 kandidatëve në Qendrën për Trajnim Themelor Policor në Kamenicë të Sremit për punët e zyrtarëve policor në administratat policore rajonale edhe atë për Administratën policore të Beogradit, Borit, Valevës, Vranjës, Kikindës, Pozharevcit, Mitrovicës të Sremit, Suboticës dhe Uzhicës. Për administratën policore në Vranjë është shpallur konkurs për 20 kandidatë. Pas mbarimit të trajnimit profesional njëvjeçar në Qendrën për Trajnim Themelor Policor në Kamenicë të Sremit, policët e ardhshëm janë të detyruar t`i kalojnë sëpaku tri vjet në punët për të cilat kanë konkuruar.

Për të gjitha detajet e regjistrimit, mund të informoheni në faqen zyrtare të Qendrës për Trajnim Themelor Policor të Mitrovicës së Sremit ose në administrata policore rajonale.

Të punësuarit në zyrat e Trupit Koordinues në Preshevë dhe Bujanoc do t`i ofrojnë ndihmë kandidatëve të interesuar nga këto komuna.

KONKURS PËR PRANIMIN E 480 KANDIDATËVE NË QENDRËN PËR TRAJNIM THEMELOR POLICOR