Arkiva e lajmeve
                   

PROVIMI PRANUES NË FAKULTETIN EKONOMIK NË BUJANOVC

20. qershor 2023.

Bujanoc-Beograd- Fakulteti Ekonomik i Suboticës, paralelja në Bujanoc dhe këtë vit siguroi 90 bursa  për gjeneratën e re të studentëve të studimeve themelore akademike. Provimi pranues është caktuar për 4 korrik në orën 10:00.

Regjistrimi i kandidatëve për dhënien e provimit pranues në  paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc do të bëhet më 29 dhe 30 qershor nga ora 08:00 deri në ora 14:00.

Gjatë aplikimit për dhënien e provimit pranues, kandidatët dorëzojnë dëftesat e shkollës së mesme katërvjeçare, diplomën e dhënies së provimit të maturës, certifikatën e lindjes dhe letërnjoftimin, sipas fakultetit.

Burimi: Bujanovaçke, Trupi Koordinues