Arkiva e lajmeve
                   

PAKO PËR FEMIJE TË PORSALINDUR

21. qershor 2023.

Bujanoc-Beograd- Kryqi i Kuq gjatë kësaj jave ka shpërndarë “Pako për femije të porsalindur” nga territori i komunës së Bujanocit, të lindur në javën e Kryqit të Kuq – nga 8 deri më 15 maj të këtij viti.

Pakot janë blerë nga Kryqi i Kuq i Serbisë dhe në përmbajtje janë: batanije për bebe, pelena, batanije, libër gëzimesh dhe një libër për prindër fillestar "Udhëzues për fëmijë".

Kryqi i Kuq i Bujanocit e kryen këtë aksion që nga viti 2021, dhe koncepti është që të gjitha foshnjat e lindura në javën e Kryqit të Kuq, por edhe nënat e tyre, të gëzohen me një dhuratë simbolike të mirëseardhjes.

Burimi: Bujanovaçke, Trupi Koordinues