Arkiva e lajmeve
                   

ZYRET PËR TË RINJ NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

11. mars 2013.

Bujanoc, Medvegjë – Problemi i përbashkët i të rinjëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja është pamundësia që në vendet e tyre të gjejnë punë dhe për këtë shumica është duke menduar për largimin nga vendlindjet e tyre.

Kjo u tha para disa ditëve në tribinën e organizuar në Bujanoc, në të cilën folën përfaqësuesit e zyreve për të rinj në Bujanoc dhe në Preshevë, Jusuf Hasani dhe Agon Ajeti, si dhe Dejan Simiq, koordinatori për zhvillim ekonomik lokal në Medvegjë, në kuadër të së cilës filloi të punojë dhe zyrja për të rinjë.

Zyret për të rinjë nuk mund të hapin vende të reja pune, por munden që me iniciativat dhe idetë e veta, si dhe përmes projekteve, të kontribuojnë në zgjidhjen e këtij problemi, kështu ranë dakord pjesëmarrësit e tribinës, të cilën e ka organizuar Qendra për demokraci dhe zhvillim të jugut të Sërbisë, në kuadër të projektit “Me dialog kundër stereotipeve – të gjithë jemi të njejtë”, të cilin e financon Agjensia amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID)

Të rinjët shqiptarë, serbë, dhe romë në këto komuna presin nga shteti që seriozisht të mirret me këtë problem dhe të mundësojë kushte për tërheqjen e investimeve, çka do të rezultonte me hapje të vendeve të reja të punës.

“Në Bujanoc veç ekzistojnë përpjekje të tilla”, tha Jusuf Hasani dhe shtoi se edhe autoritet lokale në mënyra të ndryshme po mundohen që me ndihmën e donatorëve të sigurojnë punë për të rinjët. Hasani veçanërisht theksoi rëndësinë e angazhimit e të rinjëve nga të tri komunat në shfaqjen e ideve dhe mënyrave se si mund të zgjidhen problemet dhe nevojat e tyre. Ai shtoi se Zyrja për të rinjë në mënyrë aktive merr pjesë në zgjidhjen e problemeve dhe se në të punojnë dy koordinatorë nga komunitetit shqiptarë dhe nga një nga komuniteti serbë she romë.

“61% e të rinjëve nga Presheva vetën e shohin jashtë kësaj komune, 36% në ndonjë vend të evropës perëndimore, kurse 25%  në ndonjë qytet më të madh të rajonit”, përcjelli rezultatet e hulumtimit koordinatori i Zyrës për të rinjë në Preshevë.

Ai shtoi se në bazë të hulumtimeve të cilat i ka kryer zyrja, 71% e të rinjëve në Preshevë, si arsye kryesore për largim e potencojnë situatën politike dhe të sigurisë si dhe ngecjen ekonomike të komunës.

“Një nga problemet më të mdhenj të të rinjëve shqiptarë, të cilët janë të shkolluar në Kosovë, njohja e diplomave, është tejkaluar në kuadër të dialogut Beograd dhe Prishtinë”, ka thënë Ajeti dhe shtoi se komuna e Preshevës ka filluar projektin për punësimin e të rinjëve, me të cilin janë përfshirë njëqind persona. Ai shtoi se Zyrja për të rinjë ka disa projekte nga fusha të ndryshme që janë me interes për të rinjët.

“Zyrja për të rinjë në Medvegjë është themeluar para disa ditëve, por ne përmes Zyres për zhvillim ekonomik lokal, kemi kryer një sërë projektesh kushtuar të rinjëve”, tha Dejan Simiq.

Ai ftoi zyren për të rinjë nga Bujanoci dhe Presheva që të bashkëpunojnë dhe të marrin pjesë  në projekte të përbashkëta dhe shtoi që ky bashkëpunim mund të jetë në nivel të lartë  ashtu siq është edhe bashkëpunimi me zyren për zhvillim ekonomik lokal në këto tri komuna.

Simiq theksoi se komuna e Medvegjës ka inicuar programin për praktikë për të diplomuarit e shkollave të mesme që ata në të ardhmën më lehtë të punësohen dhe shpjegoi se një numër i të rinjëve do të kenë mundësi të punësohen në fabrikën e re për prodhimin e briketit (pelletit), e cila do të fillojë punën në këtë komunë.

Burimi: Juzhne vesti (Lajmet e jugut)