Arkiva e lajmeve
                   

ZYRA PËR TË RINJË NË PRESHEVË KA FILLUAR PROJEKTIN E PARË NË KUADËR TË SHKOLLËS SË IT-SË

10. janar 2022.

Preshevë – Beograd - Shkolla e IT do të mbahet gjatë fundjavës në ambientet e ZPR, ku në kuadër të projektit do të zhvillohen kurse falas në 4 lëndë:

- Diagnostifikimi dhe riparimi kompjuterik

- Adobe ​​Photoshop

- Gjuha e programimit C

- Web Dizajn

“Sot kemi filluar me kurse kompjuterike. Ky projekt ka përmbajtje edukative që synon trajnim cilësor për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të fitojnë njohuri dhe aftësi të reja në fushën e IT-së, dizajnit, riparimit të kompjuterit dhe aftësive softkill”, tha koordinatori i Zyrës për të Rinjë në Preshevë, Shkëlzen Kamberi.

Të gjitha programet arsimore përmbajnë mësime video, teste dhe detyra të zhvilluara nga mësuesit e lëndëve përkatëse.

Burimi: Zyra për të Rinjë në Preshevë, Trupi Koordinues