Arkiva e lajmeve
                   

ZVICRA DO TË VAZHDOJË TË INVESTOJË NË JUGUN E SËRBISË

7. shkurt 2013.

Bujanoc, Preshevë – Ambasadori i Zvicrës në Sërbi, Zhan Danijel Ruh dje ka biseduar me përfaqësuesit e autoriteteve lokale në Bujanoc dhe Preshevë për zhvillimin ekonomik të jugut të Sërbisë  dhe tha se shteti i Zvicrës është i interesuar që edhe më tutje ta vazhdojë me investimet në këtë rajon. Ambasadori i Zvicrës tha që edhe për zgjidhjen e problemeve në jug të Sërbisë duhet të vazhdojë dialogu me Qeverinë e Sërbisë me ndihmën e OSBE-së.

“Ky rajon duhet të mbështetet në ndihmën e Zvicrës. Në Zvicër jetojnë dhe punojnë rreth 11 000 qytetarë të këtij rajoni, të cilët kontribuojnë në prosperitetin e shtetit të Zvicrës, por edhe në zhvillimin e jugut të Sërbisë” tha ambasadori Ruh në konferëncën për media pas takimit që pati me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin.

Diplomati zvicëran theksoi se me kryetarin e Komunës së Bujanocit ka biseduar për zhvillimin ekonomik, i cili është i domosdosshëm në këtë pjesë të Sërbisë dhe i cili njëherit ndikon edhe në politikë dhe stabilitet.

"Заједно са нашим партнерима из ЕУ помажемо развоју овог региона", рекао је амбасадор Швајцарске, подсећајући да је та земља само ове године, у оквиру Програма европског партнерства са општинама (ПРОГРЕС), уложила 2,7 милиона швајцарских франака.

“Sëbashku me partnerët tanë nga Bashkimi Evropian ndihmojmë zhvillimin e këtij rajoni” ka thënë ambasadori i Zvicrës, duke rikujtuar se shteti i tyre vetëm këtë vit, në kuadër të Programit të partneritetit evropian me komunat (PROGRES), ka investuar 2, 7 milionë franga zvicërane.

Arifi tha, që Zvicra edhe më tutje do të  mbështesë programin Ndërtimi i paqes dhe zhvillimit inkluziv lokal  (PBILD dhe PROGRES).

"Данас ћемо имати састанак са представницима ПБИЛД-а,у коме учествује и Швајцарска, а који има за циљ запошљавање 40 радника", рекао је Арифи.

“Sot do të kemi takim me përfaqësuesit e PBILD-it, në të cilin marr pjesë edhe Zvicra, e që për qëllim ka punësimin e 40 punëtorëve” ka thënë Arifi.

Pas Bujanocit, ambasadori i Zvicrës ka vizituar dhe Preshevën, ku ka biseduar me kryetarin e kësaj komune, Ragmi Mustafën dhe zëvendëskryetarin Skender Destanin.

Burimi: Tanjug