Arkiva e lajmeve
                   

ZORAN STANKOVIQ: VLERËSIM NË VEND TË REGJISTRIMIT

23. maj 2015.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, ka lajmwruar numërimin e popullësisë. Marrëveshja me udhëheqësit e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Harmonizimi në Beograd.

Për shkak të ankesave të shumëta dhe informatave të ndryshme me të cilat spekulohet mbi numrin dhe përbërjen e banorëve në këto tri komuna, nga Trupi Koordinues njoftojnë se do të kryhet vlerësimi i numrit të banorëve. Metoda e numërimit e cila do të zbatohet në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë deri më tani nuk është bërë në Serbi, mirëpo nuk është e panjohur në disa raste në botë, është zbatuar në vendet ku nuk ka qenë e mundur të kryhet me sukses regjistrimi.

 “Do të kryejmë njërën ndër aktivitetet më të rëndësishme politike në këto hapësira. Vlerësimi do të zhvillohet sipas standarteve ndërkombëtare dhe në të përveç ekspertëve tanë do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e SHBA-ve, OSBE-së dhe UE-së”, ka sqaruar Stankoviq. Përmes bashkëpunimit të UE-së dhe vetqeverisjeve lokale nga Programi PROGRES-i Europian, është siguruar një ekspert i cili do të ndihmojë në aplikimin e njohurive në këtë fushë.

Stankoviq thekson se vlerësimi bëhet në marrëveshje me përfaqësuesit e këtyre tri komunave. Metodologjia ende nuk është e tëra e precizuar dhe përshtatur me të gjithë pjesëmarrësit, pastaj pason pajtueshmëria në fillim të qershorit në Beograd, ku dhe do të mbahet konferenca në të cilën publikisht do të flitet për kriteret për vlerësimin e banorëve.

Ekspertët e Entit për Statistika çdo vit kryejn vlerësimet, mirëpo këtë herë e tërë procedura do të zbatohet në prezencën e bashkësisë ndërkombëtare. Kur të kryhet e tëra dhe të shpallen të dhënat askush nuk do të mund të manipulojë me numrat. Vlerësim i njejtë është kryer në vitin 1991, kur regjistrimi nuk kishte pasur sukses, mirëpo kjo është hera e parë që bëhet fjalë për këso mënyre. Megjithatë, shqiptarët të cilët jetojnë në jug në përgjithësi bojkotojnë regjistrimet e rregullta të popullsisë.

Vetëm njëherë janë përgjigjur

Historia e regjistrimeve të (pa)suksseshme fillon në vitin 1981, kur është mbajtur regjistrimi në periudhën e demostratave të para në Kosovë e Metohi, ndërsa po në atë vit vala e demostratave seriozisht e kaploi Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjëm, çka u reflektua në regjistrim dhe në bojkotin i cili pasoi. Dhjetë vite më vonë shqiptarët e jugut të Serbisë përsëri e bojkotojnë regjistrimin. Regjistrimi i ardhshëm i cili u mbajt në vitin 2002, dhe në të cilin shqiptarët “betohen”, gjithashtu ishte diskutabil, sepse përfaqësuesit e serbëve kanë treguar disa pa rregullësitë  dhe këtë regjistrim e kanë vlerësuar si “proces të montuar”, të cilin askush nuk e kontrolloi. Në publik dolën të dhëna rreth numrit të lartë të shqiptarëve të cilët janë regjistruar ashtu që emrat e tyre janë përshkruar nga gurët e varrezave. Në regjistrimin e fundit të vitit 2011, shqiptarët vazhdojnë me praktikën e vjetër të bojkotit.

BURIMI: Veçernje Novosti

Gazetari: J.Stojkoviq