Arkiva e lajmeve
                   

ZORAN STANKOVIQ, KRYETAR I TRUPIT KOORDINUES PËR KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË ISHTE MYSAFIR NË TV PINK

14. mars 2017.

Beograd – Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka qenë mysafir në emisionin e TV Pink, gjatë së cilës ka folur rreth vizitës së mëparshme të presidentit të Shqipërisë në komunat Preshevë dhe Bujanoc.

Kryetari i Trupit Koordinues Stankoviq tha se vizita është organizuar sipas protokolit, se atë e ka organizuar Qeveria e Republikës së Serbisë përmes ndihmës së ambasadës së Republikës së Serbisë në Tiranë. Ai ka thënë se, pranë Qeverisë së Republikës së Serbisë, ka qenë i ngarkuar që ta pres, monitoroj dhe ta përcjellë presidentin e Shqipërisë. Stankoviq ka theksuar se vizita ka kaluar në mënyrën më të mirë dhe se nuk ka pasur asnjë provokim apo ekses. Kryetari i Trupit Koordinues ka thënë se në të gjitha organet shtetërore të cilat presidenti i Shqipërisë i ka vizituar kanë qenë i theksuar flamuri serb, si psh. në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Bujanocit, dhe ka shtuar se gjatë vizitës së kryetarit të Shqipërisë komunave Preshevë dhe Bujanoc nuk është intonuar as himni shqiptar dhe as serb përshkak se kështu ishte e dakorduar, si dhe nuk ka pasur solemnitete tjera shtetërore të cilat janë të parapara në këso situata.

„Presidenti i Shqipërisë Nishani ka realizuar bisedime jo vetëm me liderët shqiptar të cilët udhëheqin vetqeverisjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, por edhe me përfaqësuesit e koalicionit serb të cilët janë pjesë e pushtetit në Bujanocit, gjegjësisht me Stojançe Arsiqin dhe Boban Pavlloviqin. Nuk ka pasur fjalime nxitëse dhe nuk ka pasur shumë njerëz nëpër rrugë, as thirrje sloganësh dhe kështu e gjitha ka shkuar në mënyrë profesionale dhe perfekte. Vizita me më shumë njerëz ishte pranë komunës së Bujanocit, ku rreth njëmijë njerëz kanë valëvitur flamujt e vegjël dhe kanë duartrokitur, ndërsa mbledhia më e madhe në Preshevë ka qenë në Shtëpinë e Kulturës, në të cilën kanë qenë rreth 500 njerëz, si edhe rreth 150 njerëz pranë saj“, ka sqaruar Stankoviq.

Kryetari i Trupit Koordinues ka theksuar se tema kryesore në të cilën është biseduar ishte Dita e Mësuesit, si edhe se është biseduar mbi sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave në territorin i cili është i banuar me popullatë shqipare, shkëmbimin kulturor dhe vendosjen e bashkëpunimit më të mirë në mes të rinjëve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë. Stankoviq posaçërisht ka theksuar se ana serbe në bisedime ka imponuar çështjen e zgjidhjes së problemit të shqiptarëve të cilat janë të theksuar në Raportin Shtatë Pikësh, të cilin Qeveria e Republikës së Serbisë e ka miratuar në vitin 2013 dhe i cili do të duhej që këtë vit definitivisht të jetësohet.

Ai theksoi se edhe deklaratat të cilat presidenti i Shqipërisë dhe bashkëpuntorët e tij më të ngushtë i kanë dhënë pas daljes nga vendi ynë ishin jashtëzakonisht pozitive. Porosia të cilën kryetari i Shqipërisë ia dha shqiptarëve të jugut të Serbisë është e njejtë me porosinë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës, dhe ajo ishte se ata janë pjesë përbërse e Republikës së Serbisë në të cilën jetojnë dhe duhen që t`i rrespektojnë ligjet dhe rregullativën e saj.

Stankoviq komentoi edhe situatën e sigurisë në jugun e Serbisë, për të cilën tha se është stabile dhe theksoi se nuk ka nevoj për zbatimin e ndonjë mase të veçantë. Kryetari i Trupit Koordinues tha se nuk ka pasur asnjë ekses me banorët lokal, si dhe e gjitha zgjidhet me bisedime dhe dialog me njerëzit në vetqeverisjet lokale, me të cilat Trupi Koordinues ka kontakte të përditshme.

Burimi: TV Pink dhe Trupi Koordinues