Arkiva e lajmeve
                   

ZHVILLIMI I JUGUT TË SËRBISË PRIORITET PËR QEVERINË

18. mars 2013.

Nish – Kryeministri i Qeverisë së Sërbisë Ivica Daçiq, pardje ka bërë të ditur në Nish se për Qeverinë e Sërbisë ripërtrirjet ekonomike dhe zhvillimi i jugut të vendit është njëri ndër interesat prioritare dhe strategjike, sepse vazhdimi i varfërisë dhe depopullimi i asaj pjese të shtetit mund të ketë pasoja katastrofale për Sërbinë. Daçiqi dje në takimin e përfaqësuesve të qeverisë me zyrtarët lokalë dhe ndërmarrësve, theksoi se jugu i Sërbisë mund të zhvillohet vetëm me projekte të mëdha strategjike, me të cilët do të arrihet përparimi i gjithë rajonit.

“Nëse nuk vie deri te ndryshimi i qëndrimeve, Sërbia nuk do të bisedojë më vetëm për problemet në Kosovë ose në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, por do të kemi gjithnjë e më shumë territor të zbrazët  dhe kjo për Sërbinë do të ishte katastrofale”, ka thënë Daçiq. Sipas tij, nuk ka Sërbi të fuqishme nëse jugu i saj është i pazhvilluar.

“Derisa këtu bisedojmë për unitetin e Sërbisë dhe patriotizmin, vendet tjera të Sërbisë kanë krahina, rajone, kanë përfaqësues në Bruksel, shfrytëzojnë të holla nga fondet evropiane dhe të pasurit bëhën më të pasur, kurse të varfërit edhe më të varfër”, tha Daçiq dhe ka porositur që këto pesë rrethe nga jugu i Sërbisë, pa marrë parasysh bindjes politike të kryetarit, duhet të artikulojnë interese të përbashkëta dhe propozime që t’i realizojnë me ndihmën e qeverisë.

Daçiq në takimin e mbajtur në Teatrin kombëtar në Nish, ku ishin mbledhur rreth qindra pjesëmarrës porositi autoritetet lokale dhe ndërmarrësit, që në mënyrën më të mirë duhet të shfrytëzojnë faktin se kjo Qeveri e Serbisë në mënyrë strategjike është përcaktuar për zhvillimin  e pjesës jugore të vendit.

Kryeministri duke cituar të dhënat statistikore rreth demografisë dhe ekonomisë së Sërbisë jugore që tregojnë rënie, ka përfunduar që më nuk duhet të lejohet që pjesa më e rëndsishme strategjike e vendit të jetë e fundit sa i përket zhvillimit social dhe ekonomik.

Në takim kanë marrë pjesë ministrja Verica Kalanoviq, Goran Knezheviq dhe Zharko Obradoviq, si dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së financave dhe ekonomisë Dragijana Petroviq Radonjiq dhe kryetari i Trupit Koordinues për jugun e Sërbisë, Zoran Stankoviq.

Burimi: Tanjug