Arkiva e lajmeve
                   

ZGJIDHJE E RE NË FUSHËN E PENSIONEVE FAMILJARE

28. prill 2015.

Beograd – Ndryshimet në Ligjin mbi Sigurimin Pensional dhe Invalidor (srb. PIO), i cili vlen prej këtij viti, janë marrë dy vendime në fushën e pensioneve familjare. Në pensionet familjare më nuk mund të llogarisi të vejat dhe vejanët të cilët në momentin e vdekjes së bashkëshortit ose bashkëshortes janë të moshës më të re se 45 vjeç.

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi SPI (srb. PIO), i cili ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, bashkëshortet nuk mund të llogarisin që pensionin familjar t’a arrijnë automatikisht, sepse nuk lejojnë kushtet e reja të rrepta të pensionimit.

Sipas rregullave egzistuese, e veja në këtë moment arrin kushtin për pension familjar në moshën 52 vjeçare, por vetëm nëse në momentin e vdekjes bashkëshortit nuk ka pasur më pak se 45 vjet, thonë nga Fondi PSI-së (PIO). Në vitin 2016, ato do të arrijnë atë të drejtë me 52 vjet dhe gjashtë muaj, ndërsa në vitin 2017, kufiri do të jetë mosha 53 vjeçare.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues