Arkiva e lajmeve
                   

ZGJËRIMI I BAZËS „JUG“

14. qershor 2016.

Bujanovac – Në Paralelen për Urbanizën të Admnistratës Komunale të Bujanocit ka arritur Drafti i Planit Hapësinor i qendrës rajonale për trajnim të njësive për operacione multinacionale të bazës “Jug”.

Draftit iu është bashkangjitur edhe raporti mbi vlerësimin e ndikimit strategjik të Planit Hapësinor të mjedisit jetësor të bazës “Jug”. Qasja e publikut në këto dy dokumente mund të kryhet në Shërbimin për Urbanizëm të Bujanocit, deri 19 qershor 2016.

Drafti i Planit Hapësinor përfshin komunat kadastrale të mëposhtme në territorin e komunës së Bujanocit: Bogdanovcë, Gornje Novo Sello, Donje Novo Sello, Gjorgjevcë, Muhocë, Negovcë, Ravno Buçje, Sebrat dhe pjesët kadastrale të komunave: Breznicë, Bilaç, Bozhinjevcë 1, Bozhinjevcë 2, Borovcë, Bujanoc, Zhuzhelicë, Karadnik, Levosoj, Letovicë, Lukarcë, Lilancë. Nasalcë, Rakovcë, Somolicë dhe Sërpska Kuqa.

Qytetarët e interesuar mund të marrin të gjitha informacionet e nevojshme nga ekspertët në komunën e Bujanocit, si dhe t’i dorëzojnë propozimet, mendimet dhe ankesat e tyre të shkruara Shërbimit për Urbanizëm deri më 19 qershor 2016.

Materialet landëve janë të qasura edhe në ueb faqen e Ministrisë së Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës (http://www.mgsi.gov.rs/cir/dokumenti-list/137/180).

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues