Arkiva e lajmeve
                   

ZËRI I PARË I MEDVEGJËS NEMANJA GRUJIQ NGA LESKOCI

16. maj 2017.

Medvegjë – Në garën e këngëtarëve amator “Zëri i Parë i Medvegjës” vendin e parë e zuri Nemanja Grujiq nga Leskoci. Kanë marrë pjseë 11 garues nga Medvegja, Lebani dhe Leskoci në përcellje të “Orkestës së Qytetit”. Garuesit kanë kënduar nga një pjesë muzikore me përcjellje instrumentale ndërsa këngën e dytë pa atë.

Vendin e parë dhe çmimin prej 20.000 dinarëve e ka zënë Nemanja Grujiq (19) nga Leskoci, vendin e dytë dhe çmimin prej 15.000 dinarëve e ka marrë Katarina Petroviq (13) nga Medvegja, ndërsa vendin e tretë dhe çmimin prej 10.000 dinarëve Dragan Jankoviq (43) nga Bogunovci i Medvegjës.

çmimet i ka dorëzuar përfaqësuesi i sponsorit të manifestimit dhe kryetari i kësaj komune, Nebojsha Arsiq. Organizator i manifestimit ka qenë Organizata Turistike e Medvegjës në bashkëpunim me vetqeverisjen lokale.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues