Arkiva e lajmeve
                   

„ZEMRA PREJ MËNDAFSHI“ KA FITUAR VENDIN E PARË

23. shkurt 2015.

Medvegjë – Nxënësit e shkollës së mesme “Radovan Kovaçeviq”, në vendbanimin e minierës Lece të Medvegjës, në të cilën shkollë mësimin e ndjekin 50 nxënës, për dy vite bëjnë filmat më të mirë të metrazhit të shkurtër dhe fitojnë në konkurset e Agjensionit për luftën kundër korrupsionit.

Në filmat të cilët i inçizon Sinisha Stankoviq, arsimtar i informatikës në atë shkollë, aktrojnë të gjithë nxënësit e klasës së shtatë dhe tetë. Edhepse bëjnë filmat më të mirë ata kurrë nuk kanë pasur mundësinë që të vizitojnë ndonjë kinema më të madhe.

Derisa kanë xhiruar filmin fitues “Zemra prej mëndafshi”, është dashur njejtë si artistët e vertetë që disa skena të caktuara t’i përsëritin dhjetra herë. Tregimi rreth të rinjëve të dashuruar të cilët për një moment vendosin t’a thyejn shkollën, për çka edhe janë dënuar, e ka impresionuar jurinë, e cila i’a dha vendin e parë për vitin e dytë radhazi.

„Zemra prej mëndafshi“, në konkurencën e shkollave themelore dhe të mesme prej 15 pikëve maksimale ka marrë 14,5 pikë.

Në konkursin e Agjensionit për luftën kundër korrupsionit në vitin 2013, nxënësit nga Leca kanë marrë vendin e parë me filmin “Ordinanca”.

Burimi: B92 dhe Trupi Koordinues