Arkiva e lajmeve
                   

VULINI DHE STANKOVIQI NË PRESHEVË

10. nëntor 2014.

Preshevë – Ministri për punë, punësim, çështje veterane dhe sociale Aleksandar Vulin, sëbashku me kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, kanë vizituar familjen Destani në Preshevë e cila në sistemin për mbrojtje sociale dhe i’u kanë dhënë donacion – shporet elektrik.

„E jona është që të ndihmojmë aty ku është e nevojshme pa marrë parasyshe se a bëhet fjalë për Novi Sadin, Beogradin apo Preshevën. Siç po shihni shteti vepron dhe ndihmon të gjithëve pa marrë parasysh përkatësinë nacionale, fetare apo diçka të tillë“, tha Vulin.

Destan Memeti ka gjashtë fëmij dhe jeton në një dhomë 15 katrorëshe me gruan, fëmijët dhe motrën e gruas.

Ka theksuar se është këndshëm i befasuar me vizitën e Vulinit dhe se nuk ka pritur që ndokush prej funksionerëve shtetëror të kujtohet pikërisht për familjen e tij.

„Ne jetojmë nga ndihma sociale dhe punëve sezonale të cilat arrijë ti gjej. Nga ato punë në muaj mund t’i fitoj 100 euro dhe dihmë sociale e cila ka shumën e 19.000 dinarëve. Kjo është e tëra çka kemi. Është e mirëseardhur ndihma e gjithëkujt që dëshiron dhe mundet të n’a ndihmojë“, tha Destan Memeti.

Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq ka thënë se ministri Vulin në Preshevë ka ardhur me ftesën e Trupit Koordinues, përshkak të numrit të madh të familjeve të rrezikuara sociale në komunat Preshevë dhe Bujanoc.

Ai ka shtuar se me përfaqëesit e qeverisjes lokale të cilat i udhëheqi zëvendësi i kryetarit të komunws Skender Destani, kanë biseduar rreth mënyrës së ofrimit të ndihmës sociale personave të rrezikuar dhe se njëri ndër propozimet ka qenë themelimi i kuzhinës popullore në Preshevë për rreth 500 persona.

„Është biseduar edhe për nevojën e sigurimit të tretmanit më të mirë për fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe institucionit për personat e vjetër, për të cilën egziston nevojë e madhe“, tha Stankoviq.

Stankoviqi gjithashtu tha se në dy muajt e fundit, shteti përmes trupit të vet ka ndarë gjysme milioni euro për subvensionimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në këto tri komunat e jugut të Serbisë.

Ai ka kujtuar se shteti ndanë bursa për 307 nxënës nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva dhe ka njoftuar se sëshpejti do të marrin bursa edhe 30 studentët më të mirë.

Pas vizitës së familjes Destani, Vulini dhe Stankoviqi kanë biseduar me përfaqësuesit e komunës së Preshevës, kryeshefin e rrethit të Pçinjës - Budimir Mihajlloviqin, drejtorin e Qendrës për Punë Sociale në Preshevë - Nazmi Jasharin, drejtorin e Filialit NSZ në Vranjë – Darko Jankoviqin dhe drejtorin e Filialit PIO-s në Vranjë – Nebojsha Trajkoviqin.

Burimi: RTS, Jugpres dhe Trupi Koordinues