Arkiva e lajmeve
                   

VULIN: QENDRA PËR PRANIM NË PRESHEVË DO TË PËRMIRËSOHET NË MËNYRË TË KONSIDERUESHME

14. tetor 2015.

Preshevë – Prej mesnate e deri më tani në Qendrën për Pranim në Preshevë janë regjistruar 3.700 emigrantë, ndërsa deri në mëngjes pritet ardhja edhe 1.000 të tjerëve.

Qendrën për Pranim në Preshevë e ka vizituar ministri për punë, punësim dhe politikës sociale, Alleksandar Vulin, i cili tha se deri në fund të javës do të rritet kapaciteti i Qendrës, ndërsa sëshpejti do të hapet edhe një qendër e njejtë për regjistrim në Bujanoc.

Sipas fjalëve të tij, deri në fund të javës në qendrën për pranim do të vendosen konstrukcionet e tendave të mëdha dhe kalimet e përfundura, në mënyrë që qyteti të jet i izoluar nga fluksi i emigrantëve, ndërsa kapaciteti i hapësirave të qëndrueshme do të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme.  

„Këtu në çdo moment mund të flejnë më shumë se 600 njerëz, ndërsa më shumë se 1.000 do të mund të akomodohen, të strehohen, pa frikën e shiut dhe të ftohtit“, ka thënë Vulin.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues

 

homescontents