Arkiva e lajmeve
                   

VULIN: PJESËTARËT E USHTRISË ME RRITJE MENJËHERË DO TA NDJEJNË JETËN E MIRË

30. gusht 2017.

Bujanoc, Preshevë, Vrajë – Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin deklaroi në Vrajë se situata në Zonën Tokësore të Sigurisë në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Vrajë është stabile dhe e qetë, kështu që Ushtria e Serbisë nuk do të lejojë “dalje të asnjë ndikimi negative politik në këtë territor”.

Ministri i mbrotjes në Vrajë ka përsëritur që pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë deri në fund të vitit do t`i rriten pagat për 10 përqind, gjë që do të kontribuoj që në ushtri “menjëherë të shihet se jetohet më mirë”.

„Kjo nuk do të jetë masa e vetme për përmisimin e standardit jetësor të pjesëtarve të ushtrisë, dëshirojmë që ftesa ushtarake ta bëjmë të njejtë sikur siç ka qenë dikur”, tha Vulin me rastin e vizitës së kazermës “Regjimenti i parë i këmbësorisë i Princit Milloshi i Madh” në Vrajë.

Ministri Vulin tha se pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë me sukses ia dalin të gjitha sfidave të sigurisë, por edhe krizës së emigrantëve.

Vulini theksoi se pjesëtarët e Brigadës së Katërt të Ushtrisë Këmbësorike janë akomoduar në Vrajë, në kompetencë të cilës është edhe Zona Tokësore e Sigurisë në “në zonën e ndishme politike dhe të përgjegjshmërisë”, si edhe se ata detyrat e veta i kryejnë në mënyrë profesionale.

Ministri Vulin tha se sot Ushtria e Serbisë (US) do të ketë ushtrime me “të gjithë nga ata të cilët mund të mësojmë diçka”.

Vulin ka thënë se poligoni ushtraka në fshatin Vërtogosht të Vrajës, pas përfundimit të punimeve në vitin 2018, do të jetë qëndër rajonale për trajnim të pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë. Ai ka theksuar se në rregullimin e poligonit deri më tani janë investuar 59,7 milionë dinarë, se duhet të investohen edhe 212 milionë dinarë, si edhe rreth 500.000 dollarë donacion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, poligoni në fshatin Vërtogosh do të përdoret për trajnim në kuadër të kapaciteteve të bazës “Jug” të Bujanocit, i cili është dedikuar për trajnimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare paqëruajtse.

Poligonin në Vërtogosh e ka vizituar sëbashku me ministrin e mbrojtjes dhe kryeshefin e Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së Serbisë, gjeneral Lubisha Dikoviq.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues