Arkiva e lajmeve
                   

VULIN NË BUJANOC: NUK I NDAJMË QYTETARËT NË BAZË TË FESË DHE NACIONALITETIT

11. maj 2017.

Bujanoc – Ministri për punë, punësim dhe për çështje sociale dhe veterane Aleksandar Vulin dhe përfaqësuesit e agjensionit amerikan humanitar dhe zhvillimor CRS kanë vizituar dje Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc me rastin e blerjes së kalldos së re për nxemje.

Vulini me këtë rast ka deklaruar se kjo komunë gjatë krizës emigrantëve, përmes ndërmjetësimit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, ka fituar donacion më shumë se një milionë euro, duke shtuar se nuk i ndanë qytetarët se a janë serbë apo shqiptarë.

Vulini ka thënë se për këtë arsye nga ky resor vetëm për kuzhinën popullore për këtë vit janë ndarë milionë dinarë, ndërsa janë ndarë mjete edhe përgjatë dy viteve të kaluara.

„Për transferet e dedikura, shërbimet në bashkësi, ndihmë për fëmijët me pengesa në zhvillim, për të vjetërit dhe për ndihmë të gjerondologjisë janë dhënë gjithsej 10 milionë dinarë për këto dy vite”, tha Vulin.

Ai theksoi se është i lënduar me sjelljen e kryetarit të kuvendit komunal të Bujanocit Jonuz Musliut, i cili dëshiron që t`i rrezikoj të gjitha mardhëniet e mira të shqiptarëve, serbëve dhe romëve, duke dëshiruar që kryesisht të jenë pjesë e një lloj “Shqiprie të Madhe”, të cilën nuk e dëshirojnë as shqiptarët e Bujanocit dhe as serbët.

„Ne nuk i ndajmë qytetarët e Serbisë në serb, shqiptar dhe rom, as në bazë të fesë apo nacionalitetit, për neve të gjithë qytetarët janë të njejtë dhe të gjithë meritojnë kujdes dhe mbrojtje të njejtë”, porositi ministri.

Vulini ka theksuar se kjo apsolutisht është e papranueshme dhe se me këto aspirata duhet të qëndrojë në rrugë.

Burimi: Tanjug, Beta dhe Trupi Koordinues