Arkiva e lajmeve
                   

VULIN: MOMENTALISHT NË SERBI PREJ 1.000 DERI 1.500 EMIGRANTË

8. shkurt 2016.

Beograd – “Momentalisht në Serbi nuk ka më shumë se 1.000 deri 1.500 emigrantë të cilët lëvizin prej Preshevës në drejtim të Shidit”, ka deklaruar ministri për punë, punësim dhe çështje veterane dhe sociale, Alleksandar Vulin.

„Me përmirësimin e kushteve të motit nuk është shumë numri i emigrantëve. Momentalisht numri është ende më i ulët se mesatarja”, ka thënë Vulin dhe ka shtuar se Serbia nuk ka asnjë problem me numrin e emigrantëve dhe se është e gatshme për një numër shumë më të madh.

Ai shtoi se lufta në Siri ka bërë që të rritet numri i emigrantëve dhe se rreth 30.000 njerëz janë bllokuar në kufirin në mes Sirisë dhe Turqisë.

„Po nëse Turqia nuk i lëshon këta njerëz, ata më herët apo më vonë do të arrijnë edhe deri tek ne”, ka thënë Vulin.

Vulini i cili është në krye të grupit punues për zgjidhjen e krizës emigruese, ka përsëritur se Serbia nuk do të jetë asnjë lloj parkingu për emigrantët, as asnjë zonë në të cilën do të mblidhen njerëzit të cilët nuk mund të shkojnë më tej.

 „Serbia mban politikat e veta që të jetë maksimalisht humane dhe e organizuar, mirëpo do të zbatoj vendimet e vendeve të rutit, kështu që do të sillemi siç sillen këto vende”, ka thënë Vulin.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues