Arkiva e lajmeve
                   

VUÇIQ: JUGU I SERBISË NË MËNYRË TË SHPEJTË PO ZHVILLOHET, NDËRSA PLANIFIKOHEN EDHE INVESTIME TJERA KONKRETE

1. tetor 2018.

Nish – Me rastin e qëndrimit dyditor në Nish, kur janë hapur dy fabrika, kompania austriale “Cumbtobel” dhe filipinase “Imi”, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mbajtur takim me kryeshefat e Rrethit të Nishit, Pçinjës, Jabllanicës, Topllicës dhe Pirotit, kryetarët e qyteteve dhe kounave. Në takim është shqyrtuar rreth mundësive për zhvillim të qyteteve dhe komunave në pesë rrethe në jugun e Serbisë.

Pas takimit të mbajtur, në konferencë për gazetarë në pyetjen se a janë dakorduar projektet dhe propozimet konkrete të cilat do të realizohen në qytetet e jugut të Serbisë apo se edhe më tej do të mbetet “sa më në jug aq më keq”, presidenti u përgjigj:

“Ka kohë që nuk qëndron më kjo shprehje. Jugu është duke iu afruar pjesëve tjera të Serbisë, ndërsa në disa pjesë të jugut për fat të tyre, por jo edhe për fat të vendeve tjera të vendit, gjendja është përmirësuar në mënyrë dramatike, por duhet të jetë edhe më mirë”.

Presidenti Vuçiç tha se tashmë është shumë më mirë në Vladiçin Han sesa pesë, gjashtë vjet më parë, falë investitorëve. Ai kujtoi se "Jumko" më në fund punon në dy ose tre ndërrime. Në Dolevcë, situata, siç tha Vuçiç, është e mirë.

"Aty ku jam shumë i shqetësuar, është Toplica. Në Toplicë do të duhet të investojmë shumë më tepër. Duhet të përmirësojmë gjendjen fiskale në Leskoc dhe Vrajë. “Delfa” po vjen në Leskoc. Kemi shumë projekte të tjera. Njerëzit  nga Surdulica kërkuan, një rrjet kanalizimesh rreth Vlastinës, me vlerë 17 milionë euro, dhe ky është një projekt shumë i shtrenjtë. Ne po ndërtojmë autostrada dhe askush nuk do të ketë një rrjet të autostradave siç e kemi në juglindje të Serbisë”, tha presidenti.

Vuçiç theksoi se koha është shumë më e mirë, por ka akoma shumë gjëra për të bërë. Presidenti theksoi se në takimin me kryetarët e komunave është biseduar ekskluzivisht për gjëra konkrete rreth gjërave konkrete dhe se u paraqitën me shumë probleme të shërbimeve infrastrukturore dhe komunale.

"Fabrika e parë erdhi në Leban pas 30 viteve dhe ata tani po kërkojnë më shumë. Është mirë të kërkosh më shumë, sepse kjo do të thotë që njerëzit kanë besim në jetën e tyre. Iu është kthyer shpresa për një të ardhme më të mirë", tha presidenti.

Vuçiq kujtoi se Bojniku mori para për agro kompleksin e sajn ga Evropa dhe se shteti do të ndihmojë me 226,000.

"Dua të besoj se ne mund të rregullojmë shumë gjëra dhe mendoj se njerëzit besojnë në të sepse ata e shohin se po e bëjmë këtë. Ne bëjmë më shumë se kurrë dhe më shumë se kurrë investojmë në jug të Serbisë, "tha Vuçiç.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues