Arkiva e lajmeve
                   

VUÇIÇI RRETH PËRMIRËSIMIT E RRUGËS PËR PRISHTINË, PËRMES MEDVEGJËS

13. mars 2017.

Medvegjë, Leban – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, than ë Leban se tregëtia me Prishtinën zhvillohet mirë.

„Do të kishte mundur edhe më mirë, por gjithmonë kur keni probleme politike ata prezentojnë bllokadën e llojit të caktuar, dhe vjen deri tek stagnimi”, tha Vuçiq.

Ai në pyetjen e gazetarit se a planifikon Qeveria e Serbisë që të bëj diçka sipas çështjes së infrastrukturës në komunën e Medvegjës, duke marrë parasysh se rruga më e afërt për Kosovë dhe Meteohi nga Rrethi i Jabllanicës, është përgjigjur „ne shumë herë kemi biseduar rreth rregullimit të infrastrukturës edhe me serbët e Kosovës e Metohisë, mirëpo edhe me shqiptarët. Kjo për neve është gjithmonë çështje e rëndësishme”, tha Vuçiq.

 „Tregëtia me Prishtinën është diçka që zhvillohet mirë, do të kishte mundur edhe më mirë, por gjithmonë kur keni probleme politike keni edhe bllokadën e llojit të caktuar, vije deri tek stagnimi…Këtu këtë nuk e shoh në këtë mënyrë, mendoj se në këtë pyetje shkon mirë, por kishte mundur edhe më mirë. Mu për këtë kam parashtruar propozim mbi krijimin e unionit doganor për të cilin mendoj se është i rëndësisë kyçëse edhe për tregëtinë tonë me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën… Mendoj se kjo është e rëndësisë së madhe për tërë rajonin”, tha Vuçiq.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues