Arkiva e lajmeve
                   

VRANJA FITON SHTËPINË E SIGURT REGJIONALE

6. maj 2014.

Vranjë/Vranjska Banja – Ambasadori i SHBA-së në Sërbi Majkëll Kirbi ka vërë dje gurthemelin për ndërtimin e Shtëpisë së Sigurt regjionale, e cila do të ndërtohet në lokacionin e Vranjska Banjës. Fjala është për objektin i cili është i ndërtuar në hapsira prej 350 metra katrorë dhe në të cilin i pranon prej 20 deri 25 persona, ndërsa do të ndërtohet me standardet europiane. Ambasadori Kirbi në ceremonin në Vranjska Banjë ka theksuar se Komanda e Forcave të Ushtris të SHBA-ve në Europë do të ndaj 213.000 dolarë për ndërtimin e këtij objekti.

Drejtori i Fondit B92 Veran Matiq ka thënë që qëllimi i këtij projekti është ofrimi i ndihmës parë grave dhe viktimave dhe dhunës në familje, e cila në përputhje me rrethanat e Shtëpis së Sigurt do të punojnë në pronat rreth objektit të Shtëpis së Sigurt sipas modelit të Shtëpisë së Sigurt në Sombor. Zëvendës kryetari i Qytetit të Vranjës Dragoljub Stevanoviq ka thënë që në Shtëpinë e Sigurt gratë do të jenë të mbështetura për të tejkaluar rolin e viktimës dhe ka shtuar se ky projekt për bashkësinë lokale ka dimensione të ndryshme.

Kryerësi i punës është kompania “Noveko”, ndërsa përfundimi i punëve është planifikuar deri në fund të këtij viti.  

Burimet: Jugmedia dhe Trupi Koordinues