Arkiva e lajmeve
                   

VIZITË NË ZYRËN E KOMESARES SË LARTË PËR PAKICA KOMBËTARE

18. mars 2015.

 

Për përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të cilët merren me çështjen e arsimit dhe me avansimin e tij, më 12 mars është organizuar vizitë në Zyrën e Komesares së Lartë për Pakica Kombëtare në Hagë. Vizitën e ka organizuar Misioni i OSBE-së në Serbi, ndërsa institucionet të cilat njihen si përgjegjëse për procesin e arsimimit dhe përfaqësuesit e të cilit kanë marrë pjesë në takim janë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Enti për Vlerësimin e Kualitetit të Arsimimit dhe Edukimit. Shërbimin e Trupit Koordinues e kanë përfaqësuar drejtoresha Daniella Nenadiq dhe këshilltarja e drejtoreshës Millica Rodiq.

Komesarja e lartë ka lavdëruar punën e institucioneve shtetërore të cilat me aspekte të ndryshme merren me arsim, para së gjithash të pakicave nacionale dhe ka theksuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme që nxënësit nga komunitetet nacionale të kenë mundësinë që të arsimohen në gjuhën amtare dhe të mësojnë gjuhën zyrtare të vendit të tyre.

Zyra e Komesares së Lartë për Pakica Kombëtare ka përkrahur përgaditjen e Studimit mbi mundësitë e avancimit të mësimdhënies dhe mësimit të gjuhës serbe si gjuhë joamtare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, rezultatet e të cilit studim janë paraqitur në gusht të vitit të kaluar. Këtë vit Zyra ka përkrahur përpjekjet e mëtejshme të Shërbimit të Trupit Koordinues dhe Ministrisë së Arsimit, për qëllim të punës në avansimin më kualitativ të mësimit të gjuhës serbe për nxënësit e komunitetit shqiptarë.

E rëndësishme është të theksohet se edhe Misioni i OSBE-së është njohur me rëndësinë e punës në rekomandimet të dalura nga Studimi dhe në këtë drejtim ka përkrahur finansiarisht punën në krijimin e standardit për lëndën e gjuhës serbe si gjuhë joamtare në shkollat fillore, e cila është njëra ndër rekomandimet afatmesme nga ky dokument i rëndësishëm strategjik.  

Përveç Zyres së Komesares së Lartë për Pakica Kombëtare, punën në implementimin e rekomandimeve nga Studimi e mbështesin edhe Ambasada e Britanisë së Madhe dhe projekti Progresi Europian.

Burimi: Trupi Koordinues