Arkiva e lajmeve
                   

VIZITA E ZORAN STANKOVIQ NË KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

5. maj 2017.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, në Preshevë ka biseduar me kryetaren e komunës Ardita Sinani. Ai tha se kryetarja e komunës është e gatshme që të gjitha problemet e vetqeverisjes lokale të zgjidhen në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Serbisë.

„Ardita Sinanit iu është e nevojshme ndihma duke marrë parasysh se në komunën e Preshevës egzistojnë shumë probleme. Kemi premtuar që me organet e tjera shtetërore të Qeverisë së Republikës së Serbisë të realizojmë politikën ekonomike, që askush nuk do të pengoj që të hapen fabrikat e reja dhe të kryhet ndërrimi i drejtorëve në bazë të përgaditjes shkollore apo në bazë të marrëveshjeve koalicionare, në bazë të konkursit dhe gjithnjë në përputhje me kushtet ligjore”, tha Stankoviq.

Stankoviq theksoi se edhe kryetarja Sinani “pret dhe kërkon ndihmën e plotë të Qeverisë së Serbisë dhe ministrive përkatëse dhe se që shtatë apo tetë herë ka dërguar kërkes për pranim”.

Stankoviq ka rikujtuar se të gjitha tri komunat kanë edhe buxhetin shtesë përmes Trupit Koordinues në vlerë prej 262 milionë dinarëve.

„Sipas këtij buxheti, 45 %  i ka takuar Bujanocit, 41 % dhe 14 % Medvegjës“, ka sqaruar Stankoviq.

Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq ka deklaruar pas takimit me përfaqësuesit e serbëve në Bujanoc, se situata në këtë hapësirë është stabile dhe se duhet të punohet në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe të zgjidhet problemi i papunësisë.

Stankoviq ka thënë se liderët serb kanë shprehur qëndrim të përbashkët që të gjitha problemet duhet të zgjidhen në kuadër të kuvendit komunal dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

„Në bazë të gjitha pyetjeve rreth të cilave kemi biseduar kemi pasur të njejtin mendim dhe kemi vlerësuar se me punë të përbashkët mund të kontribuojmë jetës më të mirë të qytetarëve në këtë hapësirë. Të gjithë liderët serb kanë theksuar se zgjidhja e papunësisë është në vendin e parë”, tha Stankoviq.

Përfaqësuesit e serbëve kanë propozuar që objektet e fabrikave të cilat nuk punojnë në Bujanoc duhet t`i jepen investitorëve të interesuar.

„Shembull për këtë është fabrika për përpunimin e mishit “Jugokop” e cila nuk punon tani ndërsa ka investitor të interesuar nga Italia. Për këto firma duhet të sillen investitorët dhe përsëri të punësohen punëtorët”, tha Stankoviq.

„Kanë kërkuar edhe përmirësimin e shkollave dhe terreneve sportive në mënyrë që të rinjët të shoqërohen”, ka theksuar Stankoviq.

Stankoviq është takuar edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin, pas të cilit takim sëbashku kanë konstatuar se situtata e sigurisë në territorin e komunës së Bujanocit është stabile dhe se tensionet politike nuk ndikojnë në punën e vetqeverisjeve lokale.

Kamberi pas përfundimit të takimit, ka deklaruar se është biseduar rreth aktiviteteve të përbashkëta të ardhshme të komunës së Bujanocit dhe Trupit Koordinues dhe rreth realizimit të projekteve të planifikuara të cilat financohen nga mjetet e Shërbimit të Trupit Koordinues.

Stankoviq theksoi se është biseduar rreht funksionalizimit të Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, regjistrimin e brucoshave dhe përgaditjeve të nxënësve të shkollave të memse të cilët arsimohen në gjuhën shqiper për dhënien e provimit pranues.

Në takimin me kryetarin Kamberi ka marrë pjesë edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale Ivan Boshnjak.

Ai pastaj sëbashku me përfaqësuesit e Trupit Koordinues ka biseduar me kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSH) Jonuz Musliun.

Stankoviq pas këtij takimi ka deklaruar se me Musliun ka biseduar rreth aktiviteteve të mëtutjeshme në sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, si edhe mbi temat tjera politike.

Sekretari shtetëror Ivan Boshnjak ka rikujtuar kryetarin e KNSH-ës se e ka njoftuar rreth mbajtjes së takimit të ardhshëm në nivel të Trupit Qeveritar për çështjet e pakicave kombëtare, në të cilën punë do të marrin të gjithë përfaqësuesit e pakicave kombëtare të Republikës së Serbisë.

Kryetari i Trupit Koordinues me bashkëpuntorët e tij mëpastaj ka pasur takim në Medvegjë me kryetarin e komunës Nebojsha Arsiq.

Kryetari i Trupit Koordinues ka paralajmëruar se takimet vetqeverisjet lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të mbahen në mënyrë të rregulltë ashtu që të gjitha problemet në këtë territor të zgjidhen në mënyrë efikase.

Burimi: Tanjug, Beta, RTS dhe Trupi Koordinues