Arkiva e lajmeve
                   

VIZITA E KRYETARIT TE TRUPIT KOORDINUES ZORAN STANKOVIQ NE KOMUNËN E MEDVEGJËS

25. shtator 2013.

Kryetari i Trupit Koordinues i qeverisë së Republikës së Serbisë për komunen e Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës,Zoran Stankoviq,u takua dje me udhëheqësit e komunës së Medvegjës,dhe temë kryesore ishte zhvillimi I aktiviteteve ekonomike në komunë. Në lidhje me këtë ,Stankoviqi tha se mbaroi afati për ndarjen e  mjeteve materiale të pakthyeshme për ndërmarrjet e vogla dhe te mesme të cilat promovojnë zhvillimin e sipërmarrjes në Medvegjë,ku ishin ndartë mjete me vlerë rreth 12 miljon dinarë ku sipërmarrësit  e kësaj komune do të marrin mjetet pas kryerjes së afatit për ankesa,e cila duhet të skadojë për 8 ditë.

Kryetari I Trupit Koordinues gjithashtu tha se duhet të aktivizohet drejtimi i Mutivodës,jo largë Medvegjës ,dhe se edhe atij duhet ti jipet i njejti status të cilin e posedojnë Konculi dhe Merdarja.Stankoviqi theksoi gjithashtu edhe nevojen për përsëritjen e regjistrimit të popullsisë në këto vendbanime,në mënyrë që të fitohet një pasqyrë më e kjartë ne lidhje me atë se sa shqiptarë jetojnë ne Preshevë ,Bujanocë dhe Medevegjë.

Stankoviqi bisedoi edhe me përfaqësuesit e këshilltarëve të kuvendit të Medvegjës,dhe pastaj vizitoi fshatin Gajtan në komunën e Medvegjës,kuu bisedoi për ndërtimin e një rruge që do të lidhë komkunën e Medvegjës me Kurshumlijënm ,përkatëshisht rrethin e Jabllanicës dhe Toplloqkit.Me c’rast ai premtoi fshatarëve ndihmë për ndërtimin e rrugëve që janë të nevojshme në këtë rajon.Vendasët e këtyre fshatrave me nevojëiI apeluan për ndihmë trupit Koordinues dhe qeverisë së Serbisë që ti ndihmojnë në ndërtimin e rrugës që con në Prollom banjë dhe rrugicat brenda në fshat.

‘’Neve këtu më së shumti na nevoiten rrugët,sepse ato janë në gjendje katasatrofale.Duhet të bëjmë rreth 15 kilometra rrugë të asfaltuar.Ne kemi filluar të punojmë me komunën,kemi arritur të bëjmë vetëm një pjesë të rrugës e cila është e gjatë  8 kilometra,por megjithatë kjo duhet te përfundohet,që të jetë afatgjatë’’tha kryetari I bashkësisë lokale të Gajtanit Stevan Zhugiq.

Kryetari I trupit Koordinues gjatë bisedës me vendasit tha se duhet të ndërtohen rrugët në mënyrë që të krijohen kushte për investime të biznesit në këtë zonë.

‘’Ka shumë plane nga ana e qeverisjes lokale për të riparuar infrastrukturën dhe unë i thash atyre se do ti ndihmojmë së bashku me ministritë përtkatëse ,duke e pasur parasyshë rëndësinë e kësaj zone.Infrastruktura është e nevojshme edhe për investime.Në të ardhmen do të kemi ide për hartimin e projekteve ne bazë të planprogramit të tyre dhe shpresojë që në vitin e ardhshëm do të zgjidhim këtë problem të madh’’,deklaroi Stankoviqi.

Pas diskutimit me përfraqësuesit e pushtetit vendorë,partive politike dhe vizitës ne Gajtan,Zoran Stankoviqi ne Medvegjë eci edhe në sheshin e renovuar kohën e fundit ku edhe bisedoi me vendasit.

Burimi:Trupi Koordinues