Arkiva e lajmeve
                   

VIDOVDANI NË BUJANBOC

29. qershor 2022.

Bujanoc - Beograd - Me një kolazh të këngëve popullore për Kosovën dhe Metohinë dhe me një kuvendim për betejën e Kosovës, në Bujanoc u mbajt Akademia tradicionale e Vidovdanit e organizuar nga shoqëria për ruajtjen e vlerave kulturore dhe historike të serbëve "Zapisi" nga Bujanoci.

Në sallën e vogël të Shtëpisë së kulturës së Bujanocit performoi kori "Sveti Prohor Pçinjski", ndërsa në aspektin shpirtror të luftës së Kosovës mbi jetën bashkëkohore dhe aplikimin e sajë e kuvendimin e betejës shkroi Aleksandra Gjorgjeviq nga Vranja, doktorante në filologji dhe profesoreshë e gjuhës serbe në shkollën fillore, .Bora Stankoviq" në Klenik.

 “Në ndërgjegjen kolektive të popullit serb, Vidovdani nuk është vetëm festë fetare, por në Serbi ka një kuptim shtresor. Flet për historinë dhe traditën, për vendimet dhe ngjarjet e rëndësishme, sakrificat dhe luftërat, dhe të gjitha këto flasin për vazhdimësinë e ekzistencës së një kombi dhe ndërtimin e identitetit të tij. Tradita si një koncept i kuptuar ngushtë i përsëritjes identike të diçkaje nuk është as i zbatueshëm dhe as i qëndrueshëm. Duhet ta përshtatim me kohët moderne, por jo ta shtrembërojmë, por të shikojmë thelbin, kështu që në atë kontekst  tradita gjegjësisht  ajo që përfaqëson zotimin e Kosovës gjithësesi mundë të jetë e aplikueshme”, tha Gjorgjeviq.

Kryetari i shoqatës “Zapisi”, Voja Mikiq, përshëndeti të pranishmit dhe shkurtimisht iu referua rëndësisë së betejës së Kosovës.

“Beteja e Kosovës është e ndryshme nga betejat e tjera në histori. “Disa beteja zgjasin më pak, disa më gjatë, mbarojnë dhe hyjnë në histori, ndërsa beteja e Kosovës zgjat mbi 6 shekuj”, tha Mikiq.

Në kremtimin e njërës prej festave më të mëdha serbe - Vidovdanit, morën pjesë famullitari i Bujanocit Novica Nikoliq, ish nënkryetari i komunës Stojança Arsiq, përfaqësues të Shoqatës "Kraljevina Srbija", përfaqësues të teatrit amator të Bujanocit (BAP), ndërsa këngën “Vidovdan” e ka kënduar Angjela Dukadinoviq nga Bujanoci.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues