Arkiva e lajmeve
                   

VËSHTIRË DERI TEK DISA FSHATRA NË KOMUNËN E MEDVEGJËS, BANORËVE USHQIMI I SILLET ME AUTOMJETET PËR TERRENE TË TILLA

19. janar 2016.

Medvegjë – Banorët e disa fshatrave malor në komunën e Medvegjës janë shkëputur përshkak të rrugëve të pakalueshme, ndërsa në disa fshatra prej dje nuk kanë energji elektrike.

„Problem kanë amvisëritë e vjetëra, deri tek cilat mund të arrihet vetëm me automjetet për terrene të tilla, sepse ende nuk jemi në gjendje që t`i pastrojmë të gjitha rrugët lokale në të cilat ka deri 40 centrimetra borë”, ka thënë kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, i cili me bashkëpuntorët dhe përfaqësuesit e policisë vendore ka sjellur ndihma në ushqim për banorët e fshatit Retkocer.

Në këtë fshat, në shtëpinë e Bogosav Gjedoviqit, mbrëmë janë djegur kafshët në shtallë, ndërsa supozohet se shkak i zjarrit kanë qenë shkëndijat e rrymës.

Rrymë nuk ende në fshatrat Marovcë dhe Svircë, ku gjendet baza e xhandarmerisë, dhe kështu gjatë ditës udhëheqësia lokale do të tentoj që të shkoj edhe deri tek ato fshatra për t`i transportuar ushqim.

Në Elektrodistribucionin e Leskocit thonë se ekipet janë në terren, mirëpo se era e fortë me borë ka shkaktuar prishje të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Burimi: Blic dhe Trupi Koordinues