Arkiva e lajmeve
                   

VENDOSEN RREGULLA NË NDËRTESAT PËR BANIM

1. shkurt 2016.

Qytetarët të cilët nuk rrespektojnë paralajmrimin ta zvogëlojnë zhurmën e muzikës në banesën e vet ose ta ndalin renovimin në kohën e pa paraparë për renovim, mund të denohen deri në 50.000 dinarë. Kjo është paraparë me Ligjin për Banim dhe Mirëmbajtjen e Ndërtesave i cili këto ditë ka hy në procedurën parlamentare në procedurë të shpejtë. 

Ligji në përgjithsi merret me sanksionet për pronarët e banesave ose qirramarrësve në rast se pengojnë fqinjët në çdo aspekt, mirëpo edhe kur nuk paguajnë mirëmbajtjen e ndërtesës ose kur pronarët e banesave nga administratori i ndërtesës fajëson qirramarrësit. Rregullat e reja parashofin dënimin prej 5.000 deri 50.000 dinarëve nëse nuk i nënshtroheni paralajmrimit të inspektorit komunal.

Në ora prej 14 deri 17 dhe prej ora 22 të mbrëmjes deri në ora 6 të mëngjesit do të jetë i ndaluar lëshimi i muzikës dhe këndimit me zë të lartë, si dhe goditja e mureve, vrimimi etj. Organizimet festive janë të lejuara, por me kusht që rreth tyre përpara të njoftohen fqinjët, duke i lajmruar me njoftim në hyrje apo në ndonjë mënyrë tjetër.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues