Arkiva e lajmeve
                   

VENDIMI MBI TATIMIN LOKAL KOMUNAL: 60 DINARË PËR NJË DOLLAP TË EPS-IT

26. dhjetor 2016.

Bujanoc – EPS- i i Serbisë prej vitit 2017 do të jetë i detyrueshëm që në llogari të komunës së Bujanocit të paguaj nga 60 dinarë për secilin dollap të metalit i cili numron harxhimet e energjisë elektrike të cilat gjenden në shtyllat rrugore të rrjetit elektrik me intesitet të ulët. 

Kjo risi në detyrimin për pagesë sillet në bazë të vendimit mbi taksat lokale komunale, të sjellur në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Bujanocit.

„Mendojm që EPS-i me vendosjen e njehësorëve në shtylla, shfrytëzon hapësirat publike”, ka thënë këshilltari i KK Bujanocit, Ragmi Mustafa, duke e arsyetuar këtë propozim në foltoren e kuvendit.

Gjithë detyruesëve të taksave, të cilët taksat komuale duhet t`i paguajnë prej datës 1 – 15 të muajit për muajin e ardhshëm, me këtë vendim do t`i mundësohet lirim prej 20 përqind.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues