Arkiva e lajmeve
                   

VENDIMI MBI RRITJEN E PAGËS MINIMALE DERI MË 15 SHTATOR

4. maj 2017.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Ministri për punë, punësim dhe për çështje sociale dhe veteran të Serbisë, Aleksanadar Vulin ka deklaruar se sëshpejti do të dihet se sa do të jetë rritja e pagave dhe pensioneve, dhe shtoi se deri më 15 shtator duhet që të sillet vendimi mbi rritjes së pagës minimale.

Vulin theksoi se deri tek rritja e pensioneve dhe pagave do të arrihet deri në fund të vitit, dhe sipas fjalëve të tij kjo është shumë më herët se sa është pritur. Kur është fjala për rritjen e pagës minimale, ministri ka thënë se sipas ligjit deri më 15 shtator duhet të sillet vendimi i cili do të vazhdoj prej 1 janarit, duke rikujtuar se pagat minimale në Serbi i marrin afër 350.000 qytetarë.

Duke folur për heqjen e pagesës së penalit për dalje në pension të parakohshëm, Vulini ka thënë se praktike është që të paguhen penalet për dalje në pension të parakohshëm dhe shtoi se shteti i Serbisë tani ka të holla dhe dëshiron që të shtyej pensionerëve heqjen e penalit pas moshës 65 vjeçare.

„Shteti dëshiron që të punoni për një periudhë, edhe nëse shkoni në pension duhet t`i paguani penalet. Më herët kjo ka qenë e përjetshme, por ne dëshirojmë që të faleminderohemi pensionerëve, shteti mendon që prej 65 vjeç penalet janë send i të kaluares”, tha Vulin.

Sipas fjalëve të ij, ligji i cili përfshin heqjen e penaleve do të shkoj në procedurë në Kuvend për disa muaj, ndërsa Fondi PIO në mënyrë automatike do të realizoj ndryshimet e ligjit.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues