Arkiva e lajmeve
                   

VELIMIR ILIQ, MINISTËR PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME KA VIZITUAR RRETHIN E PÇINJËS DHE VENDET E PËRMBYTURA

26. janar 2015.

Vranjë – Me rastin e daljes nga shtrati të pendës „Përvonek“, Iliq ka thënë se situatë më e rëndë është në Vlladiçin Han, ku ka pasur rrëshqitje të tokës dhe ku janë të rrezikuara një numër i madh i shtëpive. Ministri ka premtuar edhe ndihmën e shtetit në sanimin e dëmëve me rastin e daljes nga shtrati të lumenjëve dhe përrenjve.

„Mund të them se nga ajo se çka kam mundur të shoh përgjat vizitës së rrethit të Pçinjës kam përfunduar se ka dëme të mëdha në infrastrukturën rrugore. Ka dëme të mëdha edhe në urat dhe objektet private në tërë rrethin e Pçinjës. Shumë më kritike është në Vlladinçin Han, ku janë paraqitur rrëshqitjet për të cilin sanim do të duhen shumë përpjekje dhe mjete. Gjithashtu, rruga e cila të dërgon prej Vërnjaçka Banjës deri të penda është në gjendje kritike“, tha Iliq.

Ai ka shtuar se Ministria për Situata të Jashtëzakonshme në periudhën e ardhshme do të punoj në parandalimin e këtyre situatave ashtu që mos të përsëriten me rastin e të reshura të mëdha dhe shkrirjes së dëborës.

„Diçka e tillë nuk guxon të pritet, por duhet të punohet ashtu që mos të vijm deri te vërshimet e lumenjve dhe përrenjve. Kështu që parandalimi është shumë i rëndësishëm dhe ai shumë më pak kushton për dallim nga pasojat që ndodhin me rastin e këtyre situatave. Unë do t’i përpiloj Qeverisë raport dhe do të bëj gjithçka që shteti t’i ndihmoj jugut të Serbisë në sanimin e pasojave nga vërshimet“, ka thënë Iliq.

Ai para vizitës së pendës “Përvopek”, ka mbajtur takim me kryetarin e Vranjës, kryetarin e rrethit të Pçinjës dhe kryetaren e komunës së Vranjska Banjës.

Poashtu, ministri ka marrë pjesë në seancën e Shtabit të qytetit për situata të jashtëzakonshme në të cilën është vlerësuar që situata e përgjithshme nga vërshimet në rrethin e Pçinjës është nën kontroll.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues