Arkiva e lajmeve
                   

VDIQ KRYETARI I KOMUNËS SË MEDVEGJËS SLLOBODAN DRASHKOVIQ

24. nëntor 2014.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq, vdiq papritmas në moshën 52 vjeçare, në pasditën e të dieles në fshatin e tij të lindjes Vrapçë.

Sipas iformacioneve ende të pa vërtetuara, Drashkoviq ka vdekur si pasoj e sulmit në zemër.

Sllobodan Drashkoviq për herë të parë për kryetar të komunës është zgjedhur në vitin 2002, ndërsa tash ka qenë mandati i tij i pestë, të cilin me grupin e qytetarëve e ka fituar në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2012. Për 14 vitet e shkuara ka krijuar figurën më të madhe politike në komunën së Medvegjës pas Luftës së Dytë Botërore.

Nga dhjetori i vitit 2000, Sllobodan Drashkoviq ka qenë sëpari anëtar, ndërsa pastaj edhe nënkryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në këtë pozitë ka dhënë kontribut të madh procesit paqësor dhe mëpastaj edhe zhvillimit ekonomik të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në dy mandatet e fundit Drashkoviq, ka punuar intenzivisht në forcimin ekonomik të komunës së Medvegjës. Duke i’u faleminderuar inciativave të tij ka filluar prodhimi në minierën “Lece”, ndërsa në komunë janë hapur afër një mij vende të reja pune.  

Drashkoviqi pas ka lenë gruan dhe një vajzë të vogël.

Me rastin e kësaj ngjarje tragjike, Mbledhja e Kuvendit të komunës së Medvegjës do të mbahet më 24 nëntor 2014, në sallën e Shtëpisë së Kulturës, në ora 11, në Medvegjë.

Arkivoli me trupin e kryetarit të komuës së Medvegjës, do të sillet në korridorin e Shtëpisë së Kulturës, më 24 nëntor, në ora 13, ndërsa Seanca Komemorative do të mbahet më 25 nëntor, në ora 10, gjithashtu në Shtëpinë e Kulturës në Medvegjë.

Kryetari Sllobodan Drashkoviq do të varroset të martën, më 25 nëntor 2014, në ora 13 në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Vrapçë.

Libri i ngushllimeve do të ekspozohet në hollin e Shtëpisë së Kulturës.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues