Arkiva e lajmeve
                   

VAZHDOHET PUNA E KUZHINËS POPULLORE TË KRYQIT TË KUQ NË BUJANOC

16. qershor 2017.

Bujanoc – Me përgaditjen e 1.200 shuajtjeve të ziera është vazhduar puna e kuzhinës popullore e Kryqit të Kuq në Bujanoc. Ajo është e dyta sipas madhësisë nga 77 kuzhina në Republikën e Serbisë. Sekretari i Kryqit të Kuq në Bujanoc Bratisllav Llazareviq rikujton pas kuzhinës popullore të Novi Pazarit, kjo kuzhinë është e dyta në bazë të numrit.

„Gjithashtu jemi e vetmja kuzhinë në Serbi ku vetqeverisja lokale nuk dëshiron që të financoj përgaditjen e shuajtjeve për banorët e saj të rrezikuar social. Ministria për Punë, Punësim dhe për çështje Veterane dhe Sociale ndan 9.236.000 dinarë për blerjen e dhjetë artikujve ushqimor. Duke marrë parasysh që komuna e Bujanocit edhe më tej nuk dëshiron që të marrë pjesë në participim, Ministria përkatëse ka siguruar mjete shtesë prej 7.820.000 dinarëve”, ka theksuar Llazareviq.

Ushqimi për qytetarët e rrezikuar sociale të komunës së Bujanocit, përveç në Kryq të Kuq të Bujanocit, distribuohet edhe në pikat tjera në vendbanimet Sallvatore, Tërnoc të Madh dhe Vendbanimin e Ri. Lista e përdoruesve formohet nga komisioni. Rreth kësaj vendosin përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale, Shoqata e Pensionerëve, Shoqata e Invalidëve të Punës, Kryqi i Kuq dhe komuna e Bujanocit. Në përputhje me këtë është siguruar ndarja e kuponave për përdorimin e shërbimit të kuzhinës popullore në tetë muajt e ardhshëm. Llazareviq rikujton se egziston mundësia që duke iu faleminderuar Ministrisë, puna  e kuzhinës popullore të vazhdohet edhe për një muaj.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues