Arkiva e lajmeve
                   

VAZHDIMI I AKSIONIT “TË MËSOJMË GJUHËN SERBE”

27. shkurt 2017.

Medvegjë – Biblioteka “Petar Petroviq Njegosh”, në Medvegjë është përfshirë në aksionin “Mësojmë gjuhën serbe”.

Qëllimi i këtij aksionit është mësimi dhe mbrojtja e gjuhës dhe shkrimit të gjuhës serbe, por edhe rritja arsimimit të përgjithshëm gjuhësor. Ky aksion ka filluar në vitin 2015, Sekretariati për Kulturë e Qytetit të Beogradit, Fakulteti Filologjik dhe Biblioteka e Qytetit të Beogradit. Njëri ndër aktivitetit e këtij aksioni kanë qenë posterat edukativ me fotografitë e personave të njohur dhe mësimet e duhura gjuhësore.

Aksioni është vazhduar edhe në vitin 2017, ndërsa Biblioteka e Medvegjës deri më tani i ka siguruar katër postera.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka promovuar këtë aksion në hapësirat e bibliotekës, duke premtuar se në periudhën e ardhshme do të mundohet që të siguroj ende postera me motive edukative.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues