Arkiva e lajmeve
                   

VALLJA E PARË MULTIETNIKE U MBAJTË NË MEDVEGJË

12. dhjetor 2019.

Medvegjë - Vallja e parë multietnike "Luajmë së bashku" e organizuar nga shoqata "Vez", nën kujdesin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, u mbajt në qendrën kulturore në Medvegjë.

Fëmijët e përkatësisë etnike serbe dhe shqiptare, të të gjitha grup moshave, kanë kapërcyer shumë bariera dhe paragjykime dhe kanë demonstruar një virtyt të jashtëzakonshëm në skenë me koreografitë dhe me lëvizjet e tyre të praktikuara mirë. Vallja e parë multi-etnike ngjalli interes të madh, kështu që salla e qendrës kulturore në Medvegjë ishte e mbushur me njerëz.

Kryetarja e shoqatës "Vez", Bojana Lakushic, theksoi se shoqata ka dy vjet që punon me sukses dhe se ajo organizon në mënyrë të pavarur koncerte që gjithnjë marrin pjesë dhe mbështeten nga audienca. Lakushic theksoi se shoqata ka marrë pjesë në ngjarje të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit.

Pas koncertit  u dhanë mirënjohje për bashkëpunim që shoqata "Vez" kishte arritur me institucione, organizata dhe individë të shumtë.

Kryetari i Medvegjës, Nebojsa Arsic, tha se shoqata meriton çdo mbështetje dhe respekt sepse ruan traditën dhe zakonet.

Burimi TV 4S RTS dhe Trupi koordinues