Arkiva e lajmeve
                   

USHTRIA KA USHTRUAR NË CAQE NË GJUAJTJE AJRORE NË POLIGONIN NË BOROVC

19. prill 2022.

Bujanoc-Beograd- Në poligonin “Borovac” tek Bujanoci pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë kanë kryer gjuajtje stërvitrore të caqeve në ajër, njofton Ministria e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për shkrepje nga sistemi raketor portativ i lehtë për PVD “Strela 2M”, të cilat janë realizuar me qëllim të mbajtjes dhe përmirësimit të trajnimit të operatorëve dhe shërbimeve për përdorim luftarak të këtij mjeti dhe përgatitje për qitje luftarake.

Stërvitja u krye nga pjesëtarë të divizionit të artilerisë dhe raketave për operacione kundërajrore të Brigadës së Katërt të Ushtrisë Tokësore.

Sipas deklaratës, gjatë përgatitjes dhe zbatimit të gjuajtjes, e cila u krye me përdorimin e simulatorëve me simulim të objektivave në hapësirën ajrore, fokusi ishte në praktikimin e procedurave taktike dhe të zjarrit gjatë zbulimit, gjurmimit të objektivave dhe lëshimit të raketave, si dhe kontrollimi i korrektësisë së armëve raketore teknike.

Burimet: Bujanovaqke, Trupi Koordinues.