Arkiva e lajmeve
                   

USHTRIA E PASTRON BORËN NË BUJANOC DHE PRESHEVË

9. janar 2017.

Bujanoc, Preshevë - Përshkak të borës e cila ka përfshirë ditëve të fundit gjithë rajonin, ka vështirësuar mirëmbajtjen e rrugëvë në të gjitha komunat e jugut të Serbisë.

Për këtë arsye për pastrimin e borës do të angazhohet edhe Ushtria e Serbisë, në mënyrë që t`i dal në ndihmë qytetarëve të komunave Bujanoc dhe Preshevë, ka njoftuar televizioni lokal TV Spektri.

Dy brigade të njësive inxhinjerike të Ushtrisë së Serbisë në disa orët e ardhshme do të angazhohen në pastrimin e borës në rrugët lokale në territorin e komunave Bujanoc dhe Preshevë.

Burimi: Vrajske, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues